Takimi i Task-Forcës Vendore të Turizmit në Nënprefekturën Pukë

Në Nënprefekturën Pukë u zhvillua takimi i Task-Forcës Vendore të Turizmit, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve vendore dhe qendrore, me qëllim koordinimin e veprimeve dhe masave konkrete për garantimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik në Pukë dhe Fushë Arrëz.

Diskutimet u përqendruan në menaxhimin e emergjencave civile, garantimin e rendit dhe sigurisë publike, ruajtjen e pastërtisë së hapësirave publike, mbrojtjen e mjedisit, si dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për vizitorët.

Puka dhe Fushë-Arrëzi janë ndër destinacionet më të rëndësishme turistike malore në Shqipëri, të karakterizuara nga peisazhe panoramike, pasuri natyrore e kulturore, tradita të spikatura mikpritjeje dhe potencial të lartë për zhvillimin e turizmit.

Koordinimi efektiv ndërinstitucional, përgjegjësia dhe angazhimi i të gjitha strukturave përbëjnë elemente kyçe për garantimin e një sezoni turistik të suksesshëm, duke ofruar siguri, mikpritje dhe shërbime cilësore për vizitorët vendas dhe të huaj.

Shpërndaje

Të ngjashme..