Takimi i zhvilluar në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik në Bashkinë Malësi e Madhe

Në vijim të takimeve të zhvilluara në të gjithë Qarkun Shkodër, në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik, Prefektja e Qarkut Shkodër, znj. Holta Duda, zhvilloi një takim pune në Bashkinë Malësi e Madhe.

Në takim morën pjesë Kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, z. Tonin Marinaj, Nënprefekti i Malësisë së Madhe, z. Hysen Hysaj, Shefi i Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, z. Klodjan Çekaj, si dhe përfaqësues të Task Forcës Vendore të Turizmit.

Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e zbatimit të planit të masave, forcimit të bashkërendimit ndërinstitucional dhe rritjes së pranisë në terren, me synim garantimin e sigurisë publike, mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, ruajtjen e pastërtisë dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve në zonat turistike.

Shpërndaje

Të ngjashme..