|
|
Programi i Transparencës Hyrje |
||
|
Përditësimi i Fundit: 12 Qershor 2026 |
| Rreth autoritetit |
Kuadri Ligjor Rregullator dhe Integrimi Evropian Tekstet e plota |
E drejta për t'u informuar dhe për t'u ankuar |
| Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi Prefektin e Qarkut Shkodër | Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të Prefektit të Qarkut Shkodër | Informacion për procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat |
| Shërbimet që ofrohen nga Prefekti i Qarkut Shkodër | Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të Prefektit të Qarkut Shkodër | Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve |
| Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve | Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga Prefekti i Qarkut Shkodër | Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga Prefekti i Qarkut Shkodër |
Shënim: Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara.
Shënim: Prefekti i Qarkut Shkodër nuk zhvillon procedura konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat.
V.O Shërbimi për qytetarët ofrohet online në Portalin E-Albania.
Bazuar në VKM-në Nr.134, datë 07.03.2003 “Për vërtetimin dhe legalizimin e dokumenteve të lëshuara në Republikën e Shqipërisë, për përdorim jashtë vendit dhe të dokumenteve të huaja, për përdorim brenda vendit”, (ndryshuar me VKM-në Nr.727, datë 30.10.2003”), Prefekti i Qarkut Shkodër vërteton dokumentacionin e lëshuar nga NJVQV, me qëllim për t’u përdorur jashtë vendit. Ky shërbim ofrohet nëpërmjet postës dhe është pa kosto.
Shënim: Institucioni i Prefektit te Qarkut Shkoder nuk ka iniciativë për propozimin e akteve ligjore.
Shenim: Administrimi i dokumentacionit nga Prefekti i Qarkut Shkodër realizohet në të dy formatet, fizik dhe elektronik.
Shënim: Institucioni i Prefektit te Qarkut Shkoder nuk e ofron këtë shërbim.
Procedurat e njoftimit për rekrutim bëhen nga sektori i Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse në bashkëpunim me Departamentin e Administratës Publike, në adresën zyrtare të DAP (dap.gov.al).
Shënim: Prefekti i Qarkut Shkodër vlerëson publikimin duke patur parasysh kërkesat që merr më shpesh.
Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar (në vijim “LDI”), Autoriteti Publik (Prefekti i Qarkut Shkodër) publikon Programin e Transparencës (në vijim “PT”) sipas modelit të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”).
Informacioni në PT publikohet i përditësuar, në çdo rast që pëson ndryshime, duke shënuar edhe datën e përditësimit të fundit.
Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik pa kërkesë. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të Institucionit të Prefektit të Qarkut Shkodër. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit, Prefekti i Qarkut Shkodër vlerëson nëse ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.
Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga Prefekti i Qarkut Shkodër.