Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, në bashkëpunim me Institucionin e Prefektit të Qarkut Shkodër, organizoi takimin në rang qarku, në kuadër të masave për parandalimin dhe përballimin e situatave të zjarreve gjatë sezonit veror 2026.
Në takim morën pjesë Prefektja e Qarkut Shkodër, znj. Holta Duda, Nënprefektja e Pukës, znj. Amila Gjyrezi, përfaqësuesi i DPMZSH-së z.Agustin Pepkolaj, drejtues të Policisë së Shtetit, përfaqësues të të gjitha bashkive të Qarkut Shkodër, si dhe drejtues të shërbimeve zjarrfikëse pranë bashkive përkatëse.

Gjatë takimit u diskutua mbi:
Zbatimin me rigorozitet të masave parandaluese nga të gjitha institucionet përgjegjëse;
Rritjen e gatishmërisë operacionale të strukturave zjarrfikëse, përmes forcimit të kapaciteteve njerëzore, mjeteve dhe pajisjeve të ndërhyrjes;
Forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve në pyje dhe kullota.
Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër mbetet i angazhuar në forcimin e kapaciteteve parandaluese dhe koordinimin e veprimeve me të gjitha institucionet përgjegjëse, me qëllim garantimin e një reagimi të shpejtë, të koordinuar dhe efektiv ndaj situatave emergjente gjatë sezonit veror 2026.



