Takim koordinues për forcimin e kapaciteteve në menaxhimin e emergjencave civile

Në kuadër të angazhimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për forcimin e kapaciteteve kombëtare në fushën e mbrojtjes civile, u zhvillua një takim pune me fokus koordinimin e veprimeve dhe rritjen e efektivitetit të strukturave përgjegjëse për menaxhimin e emergjencave civile.

Në takim morën pjesë përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), institucioneve qendrore dhe vendore, si dhe strukturave të tjera të përfshira në sistemin e mbrojtjes civile.

Gjatë diskutimeve u theksuan:

Rritja e efektivitetit operacional në situata emergjente;

Forcimi i mekanizmave të bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe përmirësimi i kapaciteteve logjistike dhe burimeve njerëzore;

Rritja e ndërgjegjësimit publik mbi rolin e Forcave të Armatosura në shërbim të komunitetit;

Nxitja e rekrutimit të të rinjve dhe promovimi i mundësive të karrierës në Forcat e Armatosura;

Zhvillimi i sistemit të forcave rezerviste, në përputhje me standardet e NATO-s.

Takimi evidentoi rëndësinë e koordinimit të ngushtë ndërinstitucional dhe të investimit të vazhdueshëm në kapacitetet njerëzore e logjistike, si elementë kyç për garantimin e një reagimi të shpejtë dhe efikas ndaj çdo situate emergjente.

Shpërndaje

Të ngjashme..