Në forumin e dialogut mes qytetarëve dhe institucioneve publike

Prefektja e Qarkut Shkodër, znj. Holta Duda, mori pjesë në Forumin e Dialogut mes qytetarëve dhe institucioneve publike, të organizuar nga Avokati i Popullit, z. Endri Shabani.

Së bashku me përfaqësues të institucioneve publike, pushtetit vendor dhe shoqërisë civile u diskutua mbi sfidat që prekin qytetarët, cilësinë e shërbimeve publike dhe nevojën për një komunikim më të afërt e më efektiv me komunitetin.

Në fjalën e saj, Prefektja theksoi se besimi i qytetarëve ndërtohet përmes institucioneve që dëgjojnë, reagojnë dhe japin zgjidhje konkrete në kohë. Ajo nënvizoi se transparenca, përgjegjshmëria institucionale dhe adresimi me prioritet i shqetësimeve të qytetarëve mbeten thelbësore për forcimin e marrëdhëdhies mes qytetarëve dhe institucioneve publike. 

Shpërndaje

Të ngjashme..