Takim zyrtar me delegacionin e Lidhjes së Shqiptarëve të Rumanisë (ALAR)

Kënaqësi të mirëprisnim në një takim zyrtar delegacionin e Lidhjes së Shqiptarëve të Rumanisë (ALAR), të kryesuar nga deputeti i Parlamentit të Rumanisë, z.Bogdan Ali-Stoica, si dhe sekretari i shtetit z.Radu Săvulescu.

Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Rumanisë, si dhe mbështetja e vazhdueshme e Rumanisë në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. 

Diskutuam gjithashtu mbi forcimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit, kulturës dhe shkëmbimeve akademike, përmes nismave që afrojne institucionet e Qarkut Shkodër me partnerët rumunë. 

Shpërndaje

Të ngjashme..