Zhvillohet takimi i dytë koordinues për zbatimin e masave në menaxhimin e sezonit turistik

Në prag të çeljes së sezonit turistik, zhvilluam takimin e dytë koordinues për zbatimin e masave në menaxhimin e një sezoni turistik sa më të suksesshëm.

I pranishëm në takim ishte zv.Ministri i Brendshëm, z.Besfort Lamallari, së bashku me kryetarë të Bashkive #QarkuShkodër, drejtues vendorë të Policisë dhe drejtues të IKMT.

Në takim u diskutua rëndësia e zbatimit të Planit të Veprimit për sezonin turistik 2021, si dhe bashkëveprimi mes aktorëve publik, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Shtetit dhe IKMT për çështjen e ndërtimeve pa leje, duke kërkuar zbatimin e ndryshimeve të Kodit Penal dhe Urdhrin e Ministrit të Brendshëm.

Në cilësinë e Zv. Ministrit të Brendshëm, z.Besfort Lamallari theksoi rolin dhe rëndësinë që kanë strukturat përgjegjëse për menaxhimin e një sezoni turistik cilësor në garantimin e mbrojtjes së territorit.

Në përfundim të takimit nga ana e Prefektit u kërkua krijimi i urave të bashkëpunimit për gjetjen e zgjidhjeve efiçente në funksion të garantimit të kushteve, sigurisë, qetësisë dhe standardeve të larta për çdo turist në Qarku Shkodër.