Prefektja e Qarkut Shkodër pret në takim Shefin e Prezencës së OSBE-së në Tiranë Vincenzo Del Monaco

Prefektja e Qarkut Shkodër, zj.Majlinda Angoni, priti në takim Shefin e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Vincenzo Del Monaco. Në fokus të takimit ishin zhvillimet më të fundit në vend dhe rekomandimet e raportit paraprak të OSBE/ODHIR për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 25 prill 2021.

Prefektja Angoni e vlerësoi punën e mirë që Prezenca ka bërë ndër vite në mbështetje të reformave gjithëpërfshirëse të Shqipërisë në përputhje me mandatin dhe nevojat e përparësitë e zhvillimit vendit. Në fjalën e saj, ajo u shpreh besimplotë që rekomandimet e dala nga raporti ODHIR do të mund të reflektohen dhe të përmirësohen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në veçanti, zj. Angoni shprehu mirënjohje për mbështetjen dhe bashkëpunimin dhe u shpreh e gatshme në zbatimin e projekteve të përbashkëta rajonale, duke qënë se marrdhëniet ndërkufitare mbeten prioritet i OSBE-së.

Ambasadori Del Monaco e falënderoi zj.Angoni për mundësinë e takimit dhe u shpreh se Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, ndër vite ka qenë ndër partnerët më të rëndësishëm të Prefekturës Shkodër, për shkak të pozicionit strategjik të Qarkut Shkodër, si vend ndërkufitar.

Ambasadori Del Monaco, u shpreh se Prezenca e OSBE-së në Tiranë do të vijojë të mbetet një mbështetëse e fortë e Institucionit të Prefekturës Shkodër, në përpjekje për luftën e trafikimit të qenieve njerëzore.

Shpërndaje

Share on facebook
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Të ngjashme..

Njoftime

Reduktimi i Rrezikut nga Fatkeqësite Natyrore

Në kuadër të zbatimit të aktiviteteve të projektit “Katastrofat nuk njohin kufij 2”, Prefekti i Qarkut Shkodër në bashkëpunim me Universitetin e Shkodrës, Departamentin e