Analiza e Vjetore e Punës

Është zhvilluar në Institucionin e Prefektit të Qarkut Shkoder Analiza e Vjetore e Punës së këtij institucioni për vitin 2021, me pjesëmarrjen e Zv. Ministrit së Brendshme z. Besfort Lamallari, si dhe drejtoreshës së Drejtorisë së Çështjeve Vendore dhe Prefekturave znj. Alma Mele.

Gjatë kësaj analize nga Sekretari i Përgjithëm i Institucionit u shqyrtua veprimtaria e institucioneve qendrore në nivel vendor duke evidentuar disa nga arritjet dhe sukseset në përmbushjen e detyrimeve për të garantuar zbatimin e programit politik të Këshillit të Ministrave në nivel qarku por edhe problematikat që kanë dalë gjatë vitit 2021 dhe objektivat për vitin 2022.

Analiza u përqëndrua në çështjet më të rëndësishme, si:

Investimet në qarkun Shkodër si:

  • Rikonstruksion i rruges Qafë Thore – Theth.
  • By-pass Perendimor-Loti 1,2
  • Përmirësim i shtresave asfaltike (Kuç – Ajasem)
  • Ndërhyrje e integruar në përmirësimin e aksesit, shërbimeve dhe atraksioneve turistike në zonën e Alpeve Shqiptare, Bashkia Shkodër + Bashkia Malësi e Madhe   ( Theth,Theth Nderlysaj, Boge).
  • Përmirësim shtresa asfaltike (Bashkia Vau- Dejës)
  • Investime në sektorin e ujit të pijshëm.
  • Sistemi i ujitjes dhe kullimit.
  • Shëndetësi – Arsim.
  • Sektorin e energjisë elektrike.

Vemëndje të veçantë iu kushtua edhe turizmit gjatë vitit 2021:

  • Është garantuar siguria publike në zonat turistikedhe ështe ndjekur zbatimi i masave dhe protokolleve anti COVID-19. (Rimëkembja ek. Impakt turizem)
  • Ështëpërmirësuar niveli i shërbimit të menaxhimit të mbetjeve për krijimin e një mjedisi të pastër.
  • Është përmirësuar niveli i shërbimit shëndetësor, furnizimit me ujë të pijshëm dhe energji elektrike.
  • Është përmirësuar infrastruktura rrugore drejt plazhit kurativ të Velipojës (Harku i Berdicës-Kryqëzim Baks-Rrjoll)
  • Gjatë sezonit turistik është shtuar numri I hyrjeve të shtetasve të huaj.
  • Bashkia Shkodër ka hartuar dhe miratuar hartën e stacioneve të plazhit.

Në fund të takimit u evdentuan edhe problematikat të cilat kërkojnë ndjekje të mëtejshme:

  • Çeshtjet e pronësisë mbi tokën bujqësore
  • Menaxhimi i mbetjeve urbane për disa bashki në qarkun shkoder
  • Menaxhimi i territorit dhe hapsirave publike në zonat bregdetare gjatë sezonit turistik.
  • Instrustuktura rrugore dhe promovimi i rezurseve turistike të qarkut etj.

Prefekti i Qarkut Shkodër kërkoi fokusimin e punës së institucioneve per vitin 2022 në:

  • Parandalimin dhe përballimin e situatave emergjente.
  • Garantimin e sigurisë së jetës së qytetarëve (COVID-19)
  • Përmirësimi i nivelit të shërbimit ndaj qytetarëve
  • Zhvillimi i një procesi parapërgatitor për zgjedhjet e 6-mars.
  • Krijimin e një mjedisi të pastër brenda territorit të qarkut.

Analiza vjetore e punës e detajuar mund të shkarkohet këtu.

Shpërndaje

Share on facebook
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Të ngjashme..

Njoftime

TASK FORCA VENDORE ANTIKANABIS

Ditën e sotme, datë 14 Shkurt 2022 në Zyrën e Prefektit të Qarkut u zhvillua takimi i Task Forcës Vendore Antikanabis, lidhur me realizimin e