Takim koordinues i Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit

Në kuadër të menaxhimit dhe mbarëvajtjes së sezonin turistik 2026, u zhvillua një takim koordinues i Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit, me pjesëmarrjen e Zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, z. Xhemal Qefalia, dhe Zëvendësministres së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, znj. Marinela Prifti, në Velipojë, një nga perlat e Detit Adriatik.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional për garantimin e një sezoni turistik të sigurt, të organizuar dhe cilësor, duke u fokusuar në:

Sigurinë në plazhe dhe hapësira publike;

Menaxhimin e trafikut dhe parkimeve;

Administrimin e mbetjeve urbane;

Sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e mjedisit;

Monitorimin e aktiviteteve në zonat turistike. Rritja e numrit të vizitorëve në Qarkun Shkodër sjell mundësi të reja zhvillimi, por edhe përgjegjësi të shtuara për të gjitha institucionet. Angazhimi ynë mbetet i përbashkët për të ofruar standarde të larta shërbimi dhe për ta promovuar Shkodrën si një destinacion të sigurt, mikpritës dhe të qëndrueshëm.

Shpërndaje

Të ngjashme..