Në kuadër të zbatimit të projektit RESEAL II, të financuar nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO) dhe të zbatuar nga UNDP në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, u zhvillua takimi mbi prezantimin e draft-dokumentit të Vlerësimit të Riskut nga Fatkeqësitë për Prefekturën Shkodër.Ky dokument është hartuar nga anëtarët përkatës të Grupeve të Punës, me asistencën teknike të ekipit të ekspertëve Co-PLAN dhe MetroPOLLIS.
Gjatë takimit u diskutua për përditësimin e të dhënave të profileve të riskut , si dhe të dhënave sociale dhe ekonomike , përfshirë ndërtimin e databazave historike mbi ngjarjet dhe dëmet e shkaktuara ndër vite nga fatkeqësitë natyrore.
Ky proces synon forcimin e menaxhimit të rrezikut nga fatkeqësitë dhe rritjen e kapaciteteve të reagimit në nivel vendor dhe rajonal.



