Promovimi i Strategjisë dhe Planit të Veprimit për “Kujdestarinë Mjedisore Bregdetare” për zonën Lumi Buna

Promovimi i Strategjisë dhe Planit të Veprimit për “Kujdestarinë Mjedisore Bregdetare” për zonën Lumi Buna – Velipojë ishte në fokus të takimit të zhvilluar nga Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër, në kuadër të projektit “COASTRUST”, i financuar nga Bashkimi Evropian.

Takimi u organizua në bashkëpunim me Institutin për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) dhe shërbeu si një platformë e rëndësishme konsultimi mbi prioritetet dhe masat konkrete për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, ruajtjen e peizazhit dhe mbrojtjen e biodiversitetit.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve vendore dhe qendrore, ekspertë të mjedisit dhe aktorë lokalë, të cilët dhanë kontribute të vlefshme përmes ideve dhe rekomandimeve konkrete për zbatimin e planit lokal të veprimit.

Në përmbyllje, Prefekti i Qarkut Shkodër falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për kontributin, angazhimin dhe bashkëpunimin në këtë nismë të rëndësishme, në funksion të mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Shpërndaje

Të ngjashme..

Uncategorized

Mbledhja e Komisionit të Mbrojtjes Civile

Zhvilluam mbledhjen e radhës të Komisionit të Mbrojtjes Civile, me pjesëmarrjen einstitucioneve përgjegjëse, për të vlerësuar situatën e zjarreve në Qarkun Shkodër dhe për tëkoordinuar