Komisioni i Mbrojtjes Civile – Katastrofat nuk njohin kufij 2

Në takimin me anëtarët e Komisionit të Mbrojtjes Civile #QarkuShkodër analizuam masat e marra për mirëmenaxhimin e situatave të pritshme emergjente vjeshtë-dimër (2021-2022).
Diskutuam mbi gjetjet e monitorimeve dhe raportimeve mbi emergjencat dimërore të muajit Janar-Shkurt të këtij viti, si dhe bashkëndamë sfidat e operacioneve të shuarjes së zjarrit dhe në emergjencat verore.
Nënvizuam rëndësinë e zbatimit të VKM, që kanë dalë në kuadrin e Ligjit, nr.24/2019 “Për Mbrojtjen Civile”, dhe planin e gadishmërisë për emergjencat sezonale vjeshtë – dimër, me skenar përmbytjen dhe izolimin nga dëbora.
Prioritare është zbatimi i Planit të Masave dhe detyrat konkrete të deleguara për secilën bashki dhe institucion, për paralajmërimin e hershëm, sistemet e njoftimit dhe pikat e kontaktit.
Puna vijon në monitorimin në terren të zbatimit të urdhërit #KMC dhe masave të marra për parandalimin e fatkeqësive natyrore 🌊🌧🌨❄🔥
 

Ky takim organizohet gjithashtu në kuadër të zbatimit të projektit “Katastrofat nuk njohin kufij 2”, i cili ka për qëllim përmirësimin e kapaciteteve logjistike dhe të burimeve njerëzore të institucioneve dhe shërbimeve, veprimtaria e të cilëve mbulon fushën e mbrojtjes nga fatkeqësite natyrore, sikurse zvogëlimin e rrezikut nga katastrofat përmes edukimit dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve, modernizimin e pajisjeve dhe përmirësimin e bashkëpunimit në zonat ku do të zbatohet projekti.

Projekti zbatohet në partneritet me Fors Montenegro-Fondacioni për Zhvillimin e Veriut të Malit të Zi dhe Perfekti i Qarkut Shkodër.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian përmes Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II, Mali i Zi-Shqipëri 2014-2020.

Shpërndaje

Share on facebook
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Të ngjashme..

Njoftime

Reduktimi i Rrezikut nga Fatkeqësite Natyrore

Në kuadër të zbatimit të aktiviteteve të projektit “Katastrofat nuk njohin kufij 2”, Prefekti i Qarkut Shkodër në bashkëpunim me Universitetin e Shkodrës, Departamentin e