Katastrofat nuk johin kufij 2 – Broshura dhe fletëpalosje informuese

Në kuadër të zbatimit të projektit “Katastrofat nuk njohin kufij 2”, Prefekti i Qarkut Shkodër, në vazhdim të aktiviteteve sensibilizuese, ka përgatitur broshura dhe fletëpalosje informuese mbi rreziqet dhe mbrojtjen nga zjarret dhe përmbytjet, me qëllim informimin e qytetarëve mbi shkaqet e tyre dhe kërcënimet që ata paraqesin, si dhe sjelljen e duhur, parandalimin dhe reduktimin e pasojave të dëmshme për jetën dhe shëndetin e njerëzve, mjedisin, trashëgiminë kulturore dhe historike, aktivitetet ekonomike dhe infrastrukturën.

Broshura informuese mbi zjarret mund të shkarkohet këtu.

Broshura informuese mbi përmbytjet mund të shkarkohet këtu.

Broshurat dhe fletëpalosjet informuese janë krijuar në kuadër të projektit “Katastrofat nuk njohin kufij 2”, qëllimi i të cilit është forcimi i kapaciteteve të institucioneve dhe shërbimeve nga Shqipëria dhe Mali i Zi të angazhauara në mbrojtjen dhe shpëtimin, për reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore si dhe për të rritur ndërgjegjësimin e popullatës lokale për rreziqet e zjarreve dhe përmbytjeve.

Projekti zbatohet në partneritet me Fors Montenegro Fondacioni për Zhvillimin e Veriut të Malit të Zi dhe Perfekti i Qarkut Shkodër.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian përmes Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II, Mali i Zi-Shqipëri 2014-2020.

Shpërndaje

Share on facebook
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Të ngjashme..

Njoftime

TASK FORCA VENDORE ANTIKANABIS

Ditën e sotme, datë 14 Shkurt 2022 në Zyrën e Prefektit të Qarkut u zhvillua takimi i Task Forcës Vendore Antikanabis, lidhur me realizimin e