FUSHATË NDËRGJEGJËSUSE MBI RREZIQET NATYRORE NË SISTEMIN SHKOLLOR PARAUNIVERSITAR

Reduktimi i rrezikut nga fatkeqësitë natyrore është një fushë e cila gjithnjë e më shumë tërheq vëmendjen me qëllim gjetjen e modeleve më efikase të zbutjes së pasojave të këtyre fenomeneve. Fakti që shumë njerëz në të gjithë botën humbin jetën dhe pasuritë e tyre ekonomike për shkak të fatkeqësive natyrore të tilla si përmbytjet, zjarret, tërmetet, thatësira, etj nënvizon rëndësinë e kësaj teme.

Megjithëse shumica e fatkeqësive natyrore nuk mund të parandalohen, ne ende mund të bëjmë shumë për të zvogëluar pasojat e tyre nëse jemi të mirëinformuar, të familjarizuar me masat parandaluese dhe të përgatitur për reagime adekuate. Numri i katastrofave në nivelin global është në rritje, sikurse dhe intensiteti i pasojave të tyre, të cilat prekin të gjitha kategoritë e popullsisë, përfshirë edhe fëmijët.

Me këtë qëllim, përfaqësuesit e Prefekturës së Qarkut Shkodër, në zonat me rrezikshmëri të lartë fatkeqësishë natyrore, për të informuar fëmijët për veprimet që ata mund të ndërmarrin dhe që mund t’i ndihmojnë ata dhe familjet e tyre të qëndrojnë të sigurtë në rast rreziqesh natyrore,  organizuan në shkollat e sistemit parauniversitar, seanca me karakter ndërgjegjësues për reduktimin e rrezikut nga fatkeqësite natyrore, me një theks mbi përmbytjet dhe zjarret.

Gjatë seancave ndërgjegjësuese, nxënësit u njohëm me udhëzime dhe këshilla praktike për veprimet që mund të ndërmarrin para, gjatë dhe pas një rreziku, në mënyrë që t’u informonin se si ato mund të zvogëlojnë pasojat negative. Nxënësit u njohën me rreziqet kryesore në zonat e tyre të banimit siç janë përmbytjet, zjarret dhe tërmetet.

Disa nga udhëzimet dhe këshillat praktike që nxënësit moren njohuri përfshijnë: identifikimin e vendeve të sigurta në shtëpi dhe shkolla në rast të përmbytjeve apo zjarreve, identifikimin e daljeve dhe evakuimin, vendosjen e sendeve të rrezikshme dhe të ndezshme në vende të sigurta, etj., Gjithashtu, ato u infurmuan mbi numrin unik ndërkombëtar të emergjencave #112, përmes të cilit ata mund të marrin ndihmën e çdo shërbimi të urgjences – policia, shërbimi i mbrojtjes dhe shpëtimit, zjarrfikësit dhe ndihmën mjekësore emergjente, në Shqipëri, vendet fqinje dhe Shtetet Anëtare të BE.

Senacat me karakter informues dhe ndërgjegjësues u organizuan në kuadër të zbatimit të projektit “Katastrofat nuk njohin kufij 2” qëllimi i të cilit është të forcojnë kapacitetet e institucioneve dhe shërbimeve të mbrojtjes dhe shpëtimit, zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësite natyrore dhe për të rritur ndërgjegjësimin e popullatës lokale mbi rreziqet e fatkeqësive natyrore.

Projekti zbatohet nga institucioni Prefekti i Qarkut Shkodër, në rolin e përfituesit, në partneritet me FORS Montenegro – Fondacioni për Zhvillimin e Veriut të Malit të Zi.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian përmes Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi-Shqipëri 2014-2020.

Shpërndaje

Share on facebook
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Të ngjashme..

Njoftime

Reduktimi i Rrezikut nga Fatkeqësite Natyrore

Në kuadër të zbatimit të aktiviteteve të projektit “Katastrofat nuk njohin kufij 2”, Prefekti i Qarkut Shkodër në bashkëpunim me Universitetin e Shkodrës, Departamentin e