Mbledhja e Komisionit të Mbrojtjes Civile të Qarkut Shkodër

Në mbledhjen e Komisionit të Mbrojtjes Civile të Qarkut Shkodër, analizuam situatën e zjarreve gjatë sezonit veror 2026 dhe vlerësuam masat e nevojshme për përballimin e emergjencave gjatë sezonit dimëror.

Përvoja e kësaj vere na tregoi se përballimi i emergjencave kërkon angazhim, por mbi të gjitha përgatitje, koordinim dhe reagim në kohë.

Theksova nevojën dhe detyrimin për përgjegjësi të qarta nga çdo institucion, shkëmbim të vazhdueshëm të informacionit dhe angazhim të plotë të kapaciteteve operacionale.

Emergjencat nuk mund të parandalohen gjithmonë, por pasojat e tyre mund dhe duhet të minimizohen.

Ky është një angazhim i përbashkët, që duhet të përkthehet në më shumë siguri për jetën, pronën dhe komunitetet tona.

Dërgoje