Siguria në shkolla, prioritet për vitin e ri shkollor 2026–2027

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, zhvilluam një takim ndërinstitucional në nivel qarku me pjesëmarrjen e Zëvendësministres së Punëve të Brendshme, znj. Anisa Ruseti, drejtorin e DVP Shkoder z. Dashamir Spaho, nënkryetareve të bashkive, drejtuesve të Zyrave vendore arsimore dhe strukturave të tjera përgjegjëse.

Në fokus masat konkrete për zbatimin e Paketës së Sigurisë në Shkolla, me vëmendje të veçantë:

  • Përcaktimi dhe respektimi i perimetrit të sigurisë,sistemet e sigurise si dhe sinjalistika rrugore pranë shkollave;
  • Kontrolli i aksesit në mjediset shkollore dhe rritja e sigurisë në hyrje-dalje;
  • Parandalimi dhe evidentimi në kohë i rasteve të dhunës, bullizmit dhe sjelljeve që cenojnë sigurinë e nxënësve;
  • Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet drejtuesve të shkollave, Oficerëve të Sigurisë, Policisë së Shtetit, bashkive, prindërve dhe institucioneve përgjegjëse.

Siguria e fëmijëve nuk është përgjegjësi e një institucioni të vetëm. Ajo kërkon koordinim ndërinstitucional, përgjegjësi të qarta dhe, mbi të gjitha, masa parandaluese e reagim në kohë.

Dërgoje