Zhvilluam mbledhjen e radhës të Komisionit të Mbrojtjes Civile, me pjesëmarrjen e
institucioneve përgjegjëse, për të vlerësuar situatën e zjarreve në Qarkun Shkodër dhe për të
koordinuar masat në këtë periudhë me risk të lartë.

Gjatë takimit u analizuan situatat e konstatuara në terren, gatishmëria e strukturave operacionale
dhe masat për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me synim një reagim sa më të shpejtë
dhe efektiv ndaj çdo emergjence.

Në fokus:
- Angazhimi i plotë i kapaciteteve operacionale;
- Monitorimi dhe paralajmërimi i hershëm;
- Bashkëpunimi me Policinë e Shtetit për evidentimin dhe ndjekjen e rasteve të zjarrvënieve të
qëllimshme; - Ndërgjegjësimi i qytetarëve për parandalimin e zjarreve dhe mbrojtjen e mjedisit.
Vetëm përmes koordinimit, përgjegjësisë institucionale dhe bashkëpunimit me qytetarët mund të
mbrojmë jetën, pronën dhe pasuritë natyrore të Qarkut Shkodër.


