Nën drejtimin e Prefektes së Qarkut Shkodër, znj. Holta Duda, u zhvillua takimi i parë për vitin 2026 i Këshillit Konsultativ Trepalësh Rajonal, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shoqatave të punëmarrësve, punëdhënësve dhe strukturave shtetërore në nivel qarku.
Takimi, si pjesë e funksionimit të mekanizmit të dialogut social trepalësh, u fokusua në trajtimin e çështjeve me rëndësi për zhvillimin socio-ekonomik të qarkut, si:
- Punësimi dhe aftësimi profesional;
- Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet shkollave profesionale dhe biznesit;
- Orientimi i të rinjve drejt praktikave profesionale dhe programeve të trajnimit;
- Siguria dhe mbrojtja në punë, përfshirë respektimin e standardeve të higjienës dhe sigurisë teknike;
- Rritja e ndërgjegjësimit mbi të drejtat dhe detyrimet në marrëdhëniet e punës;
- Subvencionimi dhe rishikimi i kuadrit ligjor në sektorin e bujqësisë.

Ky proces vijon të mbetet një hap i rëndësishëm drejt forcimit të dialogut institucional dhe social, si një mekanizëm kyç për adresimin e sfidave, përmirësimin e politikave publike dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm në Qarkun e Shkodrës


