Së bashku me prefektin e Qarkut Lezhë z. Taulant Malshi, Drejtues i parë zjarrfikës i MZSH z. Arben Cara dhe përfaqësues të lartë të MZSH, morëm pjesë në një vizitë studimore, ku patëm mundësi të ndajmë përvojat tona dhe të njihemi nga afër me praktikat më të mira në fushën e menaxhimit të emergjencave dhe mbrojtjes nga zjarri.
Në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Zjarrfikës , gjatë një takimi me Gjeneral Wojciech Kruczek Komandant dhe Gjeneral Grzegorz Szyszko zv. Komandant, u njohëm me organizimin institucional dhe protokollet e reagimit në kohë reale ndaj situatave të zjarrit, duke theksuar rëndësinë e koordinimit dhe gatishmërisë operacionale.
Në Komisionin Parlamentar Poloni–Shqipëri , nën drejtimin e z. Bartosz Romowicz dhe në praninë e Sh.S. znj. Mimoza Halimi- Ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Poloni, u riafirmua nevoja për më shumë bashkëpunim institucional dhe rezultate konkrete në forcimin e kapaciteteve për menaxhimin e emergjencave dhe sigurinë publike.
Në Akademinë e Zjarrfikjes, me gjeneral Tomasz Klimczak, diskutuam mbi rëndësinë e formimit profesional dhe trajnimeve të vazhdueshme në ndërtimin e një sistemi efektiv dhe të qëndrueshëm të mbrojtjes civile.
Praktika që funksionojnë, modele për t’u ndjekur dhe një mesazh i qartë: bashkëpunimi dhe standardet e larta = më shumë siguri për të gjithë.








