Holta Duda – Prefekte e Qarkut Shkodër
Holta Duda ka lindur në Shkodër më 6 tetor 1984. Ka përfunduar studimet e larta në Mjekësi të Përgjithshme në Universitetin e Tiranës (2003–2009), duke vijuar me specializim afatgjatë në Alergologji dhe Imunologji Klinike pranë QSUT. Prej majit 2025, ajo ndjek studimet e doktoraturës në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.
Gjatë viteve 2020–2025 ka shërbyer si Zv.Presidente e Urdhrit Rajonal të Mjekut Shkodër dhe si anëtare e Këshillit Kombëtar të UMSH, duke kontribuar në zhvillimin shkencor dhe në promovimin e edukimit të vazhduar mjekësor.
Në prill 2025 u zgjodh Presidente e Urdhrit Rajonal të Mjekut Shkodër, detyrë të cilën e ushtroi deri në emërimin si Prefekte.
Prej vitit 2018 kontribuon në arsimin universitar si lektore e jashtme në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës.
Në nëntor 2025, znj. Holta Duda u emërua Prefekte e Qarkut Shkodër, duke sjellë në këtë detyrë eksperiencë të gjerë profesionale, integritet të lartë dhe përkushtim ndaj shërbimit publik.
ORGANIGRAMA E PREFEKTIT TË QARKUT SHKODËR
↓
↓
↓
↓
↓
↓
↓
