Në kuadër të thirrjeve të dyta të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mal i Zi – Shqipëri, 2014 – 2020, institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër, në rolin e përfituesit, ka filluar me datë 1 Mars 2021, zbatimin e fazës së dytë të projektit “Katastrofat nuk njohin kufij 2”. Projekti synon përmirësimin e kapaciteteve logjistike dhe të burimeve njërëzore të institucioneve dhe shërbimeve, veprimtaria e të cilëve mbulon fushën e mbrojtjes nga fatkeqësite natyrore, sikurse zvogëlimin e rrezikut nga katastrofat përmes edukimit dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve, modernizimin e pajisjeve dhe përmirësimin e bashkëpunimit në zonat ku do të zbatohet projekti.

Disa nga aktivitetet kryesore të parashikuara gjatë zbatimit të projektit përfshijnë prokurimin e pajisjeve për mbrojtje dhe shpëtim nga zjarret, prokurimin e pajisjeve hidrometeorologjike dhe sistemeve të hershme të paralajmërimit, trajnime dhe ushtrime ndërkufitare për burimet njerëzore të shërbimeve të kërkim – shpëtimit, konferencë ndërkombëtare mbi forcimin e sistemeve të mbrojtjes dhe shpëtimit, trajnime në fushën e hidrometeorologjise, fushata ndërgjegjësuese në sistemet arsimore parauniversitare dhe zonat me rrezikshmëri të lartë fatkeqësishe natyrore, etj.

Projekti ‘Katastrofat nuk njohin kufij 2”, me një vlerë totale prej rreth 530.000 euro, financohet nga Bashkimi Evropian në masën 85% të vlerës, apo 452.000 euro. Vlera e projektit për palën shqiptare është rreth 182.000 euro, nga të cilat rreth 155.000 euro janë kontribut i BE-së. Projekti do të zbatohet në zonën e Qarkut të Shkodrës dhe në Malin e Zi në qytetet Podgorice, Ulqin, Danilograv, Berane, Budva, Plav, Andrijevice, Petnjicë, Rozhaje dhe Gusinje, në partneritet me FORS Montengero (Fondacioni për Zhvillimin e Veriut të Malit të Zi) dhe parashikohet të zgjasë 30 muaj.

Për çdo informacion shtesë, ju lutemi kontaktoni me Institucionin e Prefektit të Qarkut Shkodër, në numrin e telefonit +355 2224 2705, ose në adresën e postës elektronike Prefekti.Shkodë[email protected]