Prezantohet skuadra e re #SHQIPONJAT në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka prezantuar forcën e posaçme “Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.
Të pranishëm në ceremoninë e prezantimit ishin Ministri I Brendshëm Sandër Lleshaj, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, Drejtori i Policisë Vendore të Qarkut Shkodër Niko Brahimaj, si dhe Kryetarë të Bashkive të Qarkut Shkodër.
Gjatë fjalës së saj, Prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, nënvizoi rëndësinë e Njësisë së re operacionale të forcave të Policisë së Shtetit që i shtohet Drejtorisë Vendore të Policisë #Shkodër si një garanci e shtuar në rritjen profesionale të goditjes ndaj krimit dhe rritjen e besueshmërisë së komunitetit të Qarkut Shkodër ndaj forcës goditëse së Policisë.
“Jam e bindur se #SHQIPONJAT do të mbështesin të gjitha shërbimet e tjera të kontrollit të territorit, kur kërkohet mbështetja dhe ndihma nga ana e tyre, do të mbështesin operacionet për kapjen dhe goditjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, si dhe do të jenë mbështetje për strukturat e tjera të specializuara që ushtrojnë aktivitet brenda strukturave në të gjithë territorin e Qarkut, për parandalimin e të gjitha llojeve të krimit”- u shpreh Prefektja Angoni.