Në kuadrin e masave parandaluese sezonale, Prefektja e Qarkut Shkodër, zj.Majlinda Angoni ka vijuar inspektimin në terren për t parë nga afër problematikat lidhur me emergjencat e përmbytjeve.
Në rolin e Kryetares së Komisionit të Mbrojtjes Civile, Prefektja Angoni shoqëruar nga përfaqësues të institucionit dhe kryeplaku z.Hajrush Velija kanë monitoruar gërryerjen e tokës bujqësore që po bëhet nga Lumi Drin në Njësinë Administrative Bërdicë #BashkiaShkoder.
Gërryerjet e tokës po cënojnë pronën e banorëve të kësaj zone, problematikë e ngritur edhe në mbledhjen e fundit të Komisionit të Mbrojtjes Civile.
Ndërkohë nga Drejtoria Rajonale e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë, janë marrë masa për hartimin e projektit përkatës i cili është dërguar në Ministrinë e Bujqësisë në pritje për t’u miratuar.
Në vijim Prefektja Angoni, garantoi mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për shpejtimin e procedurave në ndërhyrjen emergjente në parandalimin e gërryerjes në këtë zonë.