Në vijim të fushatës ndërgjegjësuese- “Zgjidhni mundësitë, jo migracionin e parregullt”, koordinuar nga Ministria e Brendshme, Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave në bashkëpunim me #IOMAlbania zhvilluan një takim informues, me pjesëmarrjen e autoriteteve lokale #QarkuShkodër.
Diskutimet mbi ndërgjegjësimin qytetar lidhur me parandalimin e migracionit të parregullt drejt Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian, bën bashkë përfaqësues të Komitetit Rajonal Anti-Trafikim #QarkuShkodër të cilët shprehën angazhimin në parandalimin dhe goditjen e këtij fenomeni.
Nën cilësinë e drejtueses së Komitetit Rajonal Anti-Trafikim, Prefektja Angoni, u shpreh se është prioritet i strukturave vendore parandalimi i migracionit të parregullt duke nënvizuar domosdoshmërinë e ngritjes së qendrave rezidenciale pritëse për viktimat e trafikimit të personave, për rajonin verior.
‘Shpreh gatshmërinë institucionale në mobilizimin e strukturave vendore në mbështetje të gjithë veprimtarive në kuadër të parandalimit të migracionit të parregullt dhe në shtimin e shërbimeve mbështetëse në të gjithë territorin e Qarkut’ – theksoi Angoni.
Në emër të Njësisë Antitrafik, Silvana Banushi, Drejtore e Drejtorisë të Përgjithshme Rregullatore dhe Përputhshmërisë për Rendin dhe Sigurinë Publike, në Ministrinë e Brendshme, u shpreh mbi rëndësinë e turit të takimeve sensibilizuese që Ministria e Brendshme ka ndërmarrë në kuadrin e muajit Anti-trafikim dhe mbështetjen dhënë fushatës nga shoqëria civile dhe aktorë të rëndësishëm vendor.