Prefektja e Qarkut Shkodër, zj.Majlinda Angoni, zhvilloi një takim me kryebashkiakun #Puke z.Gjon Gjonaj për të nxitur harmonizimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve.
Takimi u fokusua mbi masat anti covid-19 #BashkiaPukë si dhe rëndësinë e monitorimit të zbatimit me rigorozitet të vendimit të qeverisë mbi përdorimin e detyrueshëm të maskës në ambjente të hapura dhe të mbyllura.
Kryebashkiaku Gjonaj, duke u ndalur në sfidat e politikave vendore, diskutoi mbi projektet #BashkiaPukë në fushën e turizmit dhe nxitjen e punësimit të të rinjve.
Bashkërisht u vlerësua si prioritare krijimi i hapësirave dedikuar personave me aftësi ndryshe #Puke me qëllim integrimin e tyre në komunitet.
Prefektja Angoni u shpreh se do vijojë bashkëpunimin në mbështetje të projekteve inovative #Puke duke shprehur gatshmërinë e saj për të nxitur iniciativat me qasje komunitare.
Në frymën e bashkërendimit të veprimeve, do të vijojnë takimet periodike me kryebashkiakët e #QarkuShkoder në funksion të zbatimit të programit dhe strategjive politike.