Reduktimi i rrezikut nga fatkeqësitë natyrore është një fushë e cila gjithnjë e më shumë tërheq vëmendjen me qëllim gjetjen e modeleve më efikase të zbutjes së pasojave të këtyre fenomeneve. Fakti që shumë njerëz në të gjithë botën humbin jetën dhe pasuritë e tyre ekonomike për shkak të fatkeqësive natyrore të tilla si përmbytjet, zjarret, tërmetet, thatësira, etj nënvizon rëndësinë e kësaj teme.

Megjithëse shumica e fatkeqesive natyrore nuk mund të parandalohen, ne ende mund të bëjmë shumë për të zvogëluar pasojat e tyre nëse jemi të mirëinformuar, të familjarizuar me masat parandaluese dhe të përgatitur për reagime adekuate. Numri i katastrofave në nivelin global është në rritje, si dhe intensiteti i pasojave të tyre, të cilat prekin të gjitha kategoritë e popullsisë, përfshirë edhe fëmijët.

Me këtë qëllim, në zonat me rrezikshmëri të lartë fatkeqësishë natyrore, për të informuar fëmijët për veprimet që ata mund të ndërmarrin dhe që mund t’i ndihmojnë ata dhe familjet e tyre të qëndrojnë të sigurtë në rast rreziqesh natyrore, u organizuan në shkollat e sistemit parauniversitar, seanca me karakter ndërgjegjësues për reduktimin e rrezikut nga fatkeqësite natyrore, me një theks mbi përmbytjet.

Gjatë seancave ndërgjegjësuese, nxënësit u njohëm me udhëzime dhe këshilla praktika për veprimet që mund të ndërmarrin para, gjatë dhe pas një rreziku, në mënyrë që t’u informonin se si ato mund të zvogëlojnë pasojat negative. Nxënësit u njohën me rreziqet kryesore në zonat e tyre të banimit siç janë përmbytjet, zjarret dhe tërmetet.

Disa nga udhëzimet dhe këshillat praktike që nxënësit moren njohuri përfshijnë: identifikimin e vendeve të sigurta në shtëpi dhe shkolla në rast të përmbytjeve, identifikimin e daljeve dhe evakuimin, vendosjen e sendeve të rrezikshme dhe të ndezshme në vende të sigurta, etj., Gjithashtu, ato u infurmuan mbi numrin unik ndërkombëtar të emergjencave #112, përmes të cilit ata mund të marrin ndihmën e çdo shërbimi të urgjences – policia, shërbimi i mbrojtjes dhe shpëtimit, zjarrfikësit dhe ndihmën mjekësore emergjente, në Shqipëri, vendet fqinje dhe Shtetet Anëtare të BE.

Fushta ndërgjegjësuese u organizuan në kuadër të projektit “Katastrofat nuk njohin kufij” qëllimi i të cilit është të forcojnë kapacitetet e institucioneve dhe shërbimeve të mbrojtjes dhe shpëtimit, zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësite natyrore dhe për të rritur ndërgjegjësimin e popullatës lokale mbi rreziqet e përmbytjeve.

Projekti zbatohet nga Prefekti i Qarkut Shkodër në partneritet me FORS Montenegro, Drejtorinë për Menaxhimin e Emergjencave pranë Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi .

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian përmes Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi-Shqipëri 2014-2020.