Sot në Qarkun Shkodër nisi shkolla për 25.250 nxënës në shkollat publike e jo publike, ku 1840 nxënës do të shkojnë në klasë të parë, 2450 maturantë do vijojnë të ndjekin studimet e tyre si dhe 2675 mësuesa do të jenë të angazhuar në mësimdhënie.
Prefekti i Qarkut Shkoder, Majlinda Angoni së bashku me përfaqësues të strukturave vendore, si dhe Zyrës Vendore Arsimore, zhvilluan një vizitë monitoruese në shkollën 9 vjecare “Seit Tagani”- Trush ku do të nisin shkollën 274 nxënës. Në fokus të kësaj vizite ishin masat e marra në shkollë në zbatim të protokolleve të Ministrisë së Shëndetësisë.
bazuar në udhëzimin mbi masat anti #COVID19 për vitin shkollor 2020-2021.
Në fjalën e saj përshëndetëse, Prefektja Angoni, theksoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërinstitucional me autoritetet lokale lidhur me monitorimin e strukturave arsimore si shkak i situatës #COVID19, duke nënvizuar bashkëveprimin e prindërve dhe nxënësve për të siguruar mirëqënien e fëmijëve dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor.