Në zbatim të projektit “Katastrofat nuk njohin kufij” u organizua një konkurs vizatimi ndërkufitar me temë mbi rreziqet natyrore, me theks mbi përmbytjet, për nxënësit e shkollave fillore në Njësite Administrave dhe Bashkite nga Shqipëria dhe Mali i Zi të targetuara në zbatimin e projektit. Konkursit, i parapriu një fushatë ndërgjegjësuese e posaçme për këto tema me qëllim  informimin e fëmijëve për rreziqet më të shpeshta natyrore në zonat e tyre, si dhe për mënyrat se si ata dhe familjet e tyre mund të konribuojne në zbutjen e pasojave të këtyre rreziqeve. Në konkurs morën pjesë nxënësit nga shkollat fillore të Njësive Administrative dhe Bashkisë Shkodër, dhe nga komunat e Tivarit, Podgoricës dhe Ulqinit, në Mal të Zi.

Komisioni i vlerësimit, i përbërë nga përfaqësuesit e stafit të projektit, Drejtorisë për Menaxhimin e Emergjencave të Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi, Shërbimet e Mbrojtjes dhe Shpëtimit dhe një mësues i Artit vendosën që të vlerësojne nga 2 vizatime nga secili vend.

Projekti “Katastrofat nuk njohin kufij” ka për qëllim forcimin e kapaciteteve të institucioneve dhe shërbimeve nga Shqipëria dhe Mali i Zi, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në mbrojtjen dhe shpëtimin, dhe për zvogëlimin e rrezikut nga katastrofat, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës lokale për rreziqet e përmbytjeve.

Projekti zbatohet në partneritet me FORS Montenegro dhe Drejtorinë për Menaxhimin e Emergjencave të Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi.

Nga Shqipëria, nxënësit fitues janë Andis PIRANAJ dhe Elma MASHKU, nga shkolla “Salo Halili”, Shkodër.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian përmes Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi-Shqipëri 2014-2020. Autoriteti Kontraktues për projektin është Drejtoria për Financimin dhe Kontraktimin e Fondeve të Ndihmës të BE-së të Ministrisë së Financave të Malit të Zi.

Vizatimet fituese mund të shkarkohen këtu