Me qëllim informimin e popullatës mbi numrin unik Evropian të Emergjencave, tabela informuese u realizuan dhe u vendosën në kuadër të zbatimit të projektit “Katastrofat nuk njohin kufij”.

Tabelat u vendosën në zonat me rrezikshmëri të lartë fatkeqësishë natyrore, kryesisht nga përbmytjet (Ana Malit, Dajç, etj.), sikurse në zonat me frekuentueshmëri vizitorësh në Bashkine Shkodër (Velipoje, Pula, etj.).

Projekti “Katastrofat nuk njohin kufij”, ka për qëllim forcimin e kapaciteteve të institucioneve dhe shërbimeve të lidhura me menaxhimin e situatave të emergjencës dhe reduktimine e rreziqeve natyrore, njëkohësisht, ndërgjegjësimin e popullatës mbi rreziqet nga përmbytjet.

Projekti zbatohet nga institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër, në partneritet me FORS Montenegro (Fondacioni për Zhvillimin e Malit të ZI) dhe Drejtorinë për Menaxhimin e Emergjencave pranë Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II, Mal i Zi – Shqipëri, 2014-2020