Një tryezë e rrumbullakët mbi praktikat më të mira të Bashkimit Evropian në fushën e mbrojtjes nga përmbytjet u mbajt sot në Shkodër, në ambjentet e Prefektit të Qarkut Shkodër, për të shkëmbyer përvojat, modelet e praktikës së mirë dhe mësimet e marra kur bëhet fjalë për mbrojtjen kundër kësaj katastrofe natyrore. Nën drejtimin e Prefekit, Z. Çesk Millja, të pranishëm ishin përfaqësues të Sektorit të Planifikimit, Përballimit të Emergjencave Civile dhe Krizave pranë Prefektit të Qarkut Shkodër, përafaqësues të Drejtorive Rajonale të Emergjencave Civile pranë bashkive të Qarkut Shkodër, njësite speciale të shërbimit të kërkim shpëtimit pranë institucioneve të FNSH, MZSH dhe Repartit Ushtarak Vau Dejes 1010. Në takim u diskutua mbi logjistiken dhe infrastrukturen ekzistuese të pajisjeve mbrojtëse personale dhe kolektive, shembuj të praktikave të mira në menaxhimin e përmbytjeve dhe vlerësimin e rrezikut, dhe Direktivën e BE-së për Përmbytjet.

 

Tryezës së rrumbullakët i parapriu një seminar dy-ditor mbi këtë temë, i mbajtur në 11 dhe 12 Shkurt në Shkodër, gjatë të cilit pjesëmarrësit – përfaqësues të institucioneve dhe shërbimeve të përfshira në mbrojtje dhe shpëtim – patën mundësinë për të marrë nga kolegët e Shërbimit Kroat Malor të Shpëtimit përvojat dhe shembujt e praktikës më të mirë kur bëhet fjalë për aktivitete që synojnë përmirësimin e mbrojtjes dhe shpëtimit nga përmbytjet.

 

Tryeza e rrumbullakët u organizua si pjesë e projektit “Katastrofat nuk njohin kufinj”, i cili po zbatohet nga Institucuni i Prefektit të Qarkut Shkodër në partneritet me FORS Montenegro dhe Drejtorisë së Menaxhimit të Emergjencave pranë Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi. Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi dhe Shqipërisë 2014-2020. Qëllimi i projektit, është forcimi i kapaciteteve të institucioneve dhe shërbimeve të përfshira në mbrojtje dhe shpëtim për uljen e rrezikut nga katastrofat, me theks në mbrojtjen nga përmbytjet, si dhe informimin e popullatës për rreziqet e përmbytjeve.

 

Si pjesë e këtij projekti dy-vjeçar, i cili filloi në 17 Prill 2018, krahas mbështetjes në logjistikë që u është dhënë institucioneve, veprimtaria e të cilëve përfshin mbrojtjen nga fatkeqësite natyrore, janë organizuar trajnime dhe ushtrime për përfaqësuesit e institucioneve dhe shërbimeve që merren me mbrojtjen dhe shpëtimin dhe institucioneve kombëtare të hidrometeorologjisë, si dhe një numër aktivitetesh në kuadër të fushatave ndërgjegjësuese të popullatës dhe sistemeve arsimore parauniversitare mbi rreziqet e përmbytjeve, masat parandaluese dhe aktivitetet e mbrojtjes dhe shpëtimit, etj.