Në kuadër të zbatimit të projektit “Katastrofat Nuk Njohin Kufinj”, Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër, në rolin e përfituesit, organizoi seminarin “Praktikat më të mira të BE-së në Mbrojtje nga Përmbytjet”, me pjesmarrjen e institucioneve në nivel vendor dhe qëndror, veprimtaria e të cilëve mbulon fushat e Planifikimit, Përballimit të Emergjencave Civile dhe Krizave.

Pjesmarrësit nga strukturat homologe të dy vendeve fqinje, Shqipëri dhe Mal i Zi, patën mundësine të përditësojnë dhe të marrin njohuri mbi praktikat më të mira të ekipeve të kërkim/shpëtimit të BE-së, si menaxhimi i situatave të përmbytjeve, para-planifikimi, dinamika e ujit dhe rreziqet që derivojne, kërkim-shpëtimi në lumenj dhe në situata përmbytje etj., nga materiale didaktikore dhe asistimin profesional të trajnuesëve ndërkombëtare të Shërbimit të Shpëtimit Malor Kroat “Rescue 3”, me një përvoje shumë vjeçare në fushën e përballimit të emergjencave civile dhe misioneve të shpëtimit, jo vetëm në Europë  , por më gjerë.

Në përfundim, pjesmarrësit u çertifikuan në mënyre simbolike mbi njohurite e përfituara gjatë seminarit.

Projekti “Katastrofat nuk njohin kufinj” ka për qëllim fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve dhe shërbimeve, nga Shqipëria dhe Mali i Zi, të angazhuara në mbrojtje dhe shpëtim si dhe në reduktimin e rrezikut të fatkeqësive, me fokus të veçantë mbrojtjen nga përmbytjet, njëkohësisht informimin e popullatës për rreziqet nga përmbytjet.

Projekti dy-vjeçar, zbatimi i të cilit ka filluar më 17 Prill 2018, në partneritet midis Shqipërise dhe Malit të Zi, ndër aktivitetet kryesore parashikon prokurimin e pajisjeve për menaxhimin e përmbytjeve dhe parashikimin e kushteve hidrometeorologjike, trajnime për përfaqësuesit e institucioneve dhe shërbimeve të angazhuara  në mbrojtje dhe shpëtim dhe menaxhimin në rastet e emergjencave, demonstrim ndërkufitar, përditësimin e databazës së të dhënave të përmbytjeve në rajonin e liqenit të Shkodrës, seminare mbi modelet e praktikave më të mira në situatat e përmbytjeve, fushata informimin dhe ndërgjegjësimi të komuniteteve lokale, me rrezikshmëri të lartë përmbytjeje, masat parandaluese, aktiviteteve për mbrojtje dhe shpëtim, etj.

Projekti zbatohet në Shqipëri, në rajonin e Shkodrës dhe në Mal të Zi në qytetet Podgoricë, Bar dhe Ulqin.

Projekti zbatohet në partneritet midis FORS Montenegro, në rolin e partnerit lider, Prefektura e Qarkut Shkodër dhe Ministra e Brendshme e Malit të Zi, Drejtoria e Menaxhimit të Emergjencave.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA 2 Mali i Zi – Shqipëri 2014-2020.