Sot në mjediset e Hotel “Jakaj” Velipojë u zhvillua takimi i radhës i Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit.

Në takim morën pjesë Z. Blendi Klosi – Ministër e Turizmit dhe Mjedisit, Znj. Belinda Balluku – Minister i Infrastrukturës dhe Energjisë, Z.Gent Cakaj – Ministër në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, drejtues të njësive të vetëqeverisjes vendore dhe të Institucioneve rajonale, Anëtar të KRZHT, përfaqësues te biznesit, etj.

Takimi u zhvillua lidhur me vlerësimin e veprimtarisë së Komitetit dhe njësive e institucioneve rajonale në zbatim të plan-veprimit dhe detyrimeve për menaxhimin dhe zhvillimin e turizmit në qark, me vëmendje të shtuar në zonën e plazhit Velipojë.

Nga ana e Prefektit Z. Çesk Millja u informua në mënyrë të përmbledhur puna dhe problemet e hasura, si dhe detyrat për mbarëvajtjen e sezonit.

Në përfundim të takimit, nisur edhe nga fjala e përfaqësuesve të qeverisë, të cilët shprehen gadishmërinë dhe angazhimin e përbashkët për zhvillimin e turizmit në Shkodër, u la detyra me afate konkrete per përmbushjen e detyrimeve në zbatim të plan-veprimit “Për menaxhimin dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik veror 2019”.

Po kështu u la detyrë që grupi ndërinstitucional i punës dhe institucionet rajonale e Inspektoratet të vijojnë veprimtarinë pa ndërprerje dhe marrjen e masave konform ligjit.