RREGULLORE
“PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESAVE NË USHTRIMIN E
FUNKSIONEVE PUBLIKE TË PUNONJËSVE TË PREFEKTIT TË QARKUT SHKODER “

KREU I


RREGULLA TË PËRGJITHSHME


Neni 1

Baza ligjore

Rregullorja “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike si dhe deklarimin e pasurive në ushtrimin e funksioneve publike në Institucionin e Prefektit të Qarkut  Shkoder , miratohet dhe vepron në zbatim të ligjit nr .9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar me ligjin nr.9475, dt.9.2.2006 dhe me ligjin nr. 9529, dt.11.5.2006 , me ligjin 86/2012 datë 18.09.2012 dhe me ligjin nr. 44/2014 datë 24.4.2014.  dhe aktet nënligjore përkatëse të miratuara në bazë të tyre.

Neni 2

Qëllimi
Qëllimi i kësaj rregulloreje është deklarimi dhe mbajtja e përgjegjësive për deklarimin dhe kontrollin e pasurive si dhe garantimi i nje vendimmarrjeje te paanshme, transparente, në interesin më të mirë te mundshëm të publikut nga zyrtaret publikë të Institucionit të Prefektit të Qarkut Shkoder si dhe ushtrimi i funksioneve nga punonjësit e këtij institucioni jo në kushtet e konfliktit të interesave.

 

 

Neni 3
Objekti

Objekti i kësaj rregullore është përcaktimi i rregullave, mjeteve, mënyrave, procedurave, përgjegjësive dhe kompetencave për identifikimin, deklarimin, regjistrimin, trajtimin, zgjidhjen dhe dënimin e rasteve te konfliktit të interesave.

Neni 4


Përkufizime

Në këtë rregullore , termat e mëposhtëm kanë këtë kuptim:

  1. “Konflikt i interesit” është gjendja e konfliktit ndërmjet detyrës publike dhe interesave privatë të një zyrtari, në të cilën ai ka interesa privatë, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, që ndikojnë, mund të ndikojnë ose duket sikur ndikojnë në kryerjen në mënyrë të padrejtë të detyrave dhe përgjegjësive të tij publike.
  2. “Kryerje në mënyrë të drejtë e detyrave dhe përgjegjësive” është mënyra e kryerjes së detyrave dhe përgjegjësive, të materializuara në një vendimmarrje, në të cilën zyrtari vepron në përputhje me ligjin, me ndershmëri, paanshmëri, përgjegjësi, përkushtim, në afat, në mbrojtje, në çdo rast, të interesit publik dhe të drejtave të ligjshme të personave privatë, si dhe për ruajtjen dhe forcimin e besueshmërisë e të dinjitetit të institucionit ku punon, të shtetit në përgjithësi dhe të figurës së zyrtarit.
  3. “Kryerje në mënyrë të padrejtë e detyrave dhe e përgjegjësive” është rasti kur nuk plotësohet të paktën njëra prej kërkesave të pikës 2 të këtij neni për shkak dhe vetëm të ndikimit të mundshëm të interesave privatë të zyrtarit, sipas pikës 1 të këtij neni.
  4. Konflikti i interesit, i përcaktuar në pikën 1 të këtij neni, përfshin disa përkufizime të tjera, për lloje të ndryshme të shfaqjes së tij, si më poshtë:
  5. a) “konflikt faktik i interesit” është gjendja, ne të cilën interesat privatë të zyrtarit ndikojnë, kanë ndikuar ose mund të kenë ndikuar në kryerjen në mënyrë të padrejtë të detyrave dhe përgjegjësive të tij zyrtare;
  6. b) “konflikt në dukje i interesit” është gjendja, në të cilën interesat privatë të zyrtarit duken, në pamje ose në formë, sikur kanë ndikuar, ndikojnë ose mund të ndikojnë në kryerjen në mënyrë të padrejtë të detyrave apo përgjegjësive të tij zyrtare, por, në fakt, ndikimi nuk ka ndodhur, nuk ndodh ose nuk ka mundësi të ndodhë:
  7. c) “konflikt i mundshëm i interesit” është gjendja, në të cilën interesat privatë të zyrtarit mund të shkaktojnë, në të ardhmen, shfaqjen e konfliktit faktik ose në dukje të interesit, nëse zyrtari do të përfshihej në detyra apo përgjegjësi të caktuara;

ç) “konflikt rast për rast i interesit” është gjendja me konflikt interesi, në njërën nga tri llojet e mësipërme, që shfaqet rast për rast dhe lidhet me një vendimmarrje të veçantë;

  1. d) “konflikt i vazhdueshëm i interesit” është gjendja, në të cilën konflikti i interesit mund të shfaqet në mënyrë të përsëritur dhe/ose të shpeshtë në të ardhmen.
  2. “Zotërim aktiv i aksioneve ose i pjesëve në kapital” është ushtrimi i plotë i të gjitha të drejtave, që burojnë nga pronësia mbi aksionet ose pjesët në kapital.
  3. “Zotërim pasiv i aksioneve ose i pjesëve në kapital” është gjendja, në të cilën pronari ruan të drejtën e përfitimit të fryteve civile të pronësisë, por nuk mund të ushtrojë vetë asnjë veprim tjetër civil mbi këtë pronë. Të gjitha veprimet e tjera (administrim, zotërim, tjetërsim etj.) kryhen nga një person i besuar nga pronari, bazuar në një marrëveshje të lidhur ndërmjet tyre, që përcakton kriteret e përfitimit të fryteve të pasurisë, si dhe të drejta e detyrime të tjera të domosdoshme. I besuari nuk shkëmben asnjë mendim dhe asnjë informacion me pronarin dhe as nuk ndikohet nga ai për kryerjen e këtyre veprimeve me pasurinë. I besuari duhet të veprojë vetëm në të mirën e ruajtjes dhe rritjes së pasurisë, me të njëjtin motivim sikur këto veprime të kryheshin nga vetë pronari. Kufizimet në përzgjedhjen e të besuarit jepen në këtë ligj. Palët, në çdo rast, ruajnë të drejtën e zgjidhjes së kësaj marrëveshjeje. Pronari ka të drejtë të rimarrë, në çdo kohë, të drejtat e kryerjes së veprimeve të tjera civile me pronësinë, kur, sipas këtij ligji, kushtet që e diktuan këtë veprim nuk ekzistojnë më. Të drejtat dhe detyrimet e tjera, të papërmendura më sipër, rregullohen nga Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë.
  4. “Zyrtar” është çdo person, që kryen detyra dhe ushtron funksione publike, sipas përcaktimit të shkronjave “a”, “b” e “c” të pikës 1 të nenit 4 të këtij ligji.
  5. “Institucion publik” është çdo subjekt, i përcaktuar në shkronjat “ç” e “d” të pikës 1 të nenit 4 të këtij ligji.
  6. “Epror i një zyrtari” është një zyrtar tjetër, një njësi organizative brenda institucionit publik, drejtuesi më i lartë i institucionit publik ose një organ i këtij institucioni, që ka kompetenca emëruese, drejtuese, urdhëruese, vlerësuese ose kontrolluese, të drejtpërdrejta mbi këtë zyrtar, ose që i janë dhënë kompetenca të caktuara për zbatimin e këtij ligji.
  7. “Institucion epror” është një institucion publik (ose organ i një institucioni publik) që, sipas ligjeve në fuqi, ka kompetenca rregulluese, emëruese, drejtuese, urdhëruese, vlerësuese ose kontrolluese mbi një institucion tjetër publik (ose organ të tij), ku, në këtë të fundit, një zyrtar kryen detyrat dhe ushtron kompetencat e tij. Roli epror ushtrohet në përputhje me ligjet, që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e institucioneve publike. Pavarësisht nëse një institucion epror mund të ketë njërën nga kompetencat e mësipërme, ai nuk mund të vlerësohet i tillë, nëse kjo do të çonte në cenimin e parimeve kushtetuese të ndarjes së pushteteve dhe të autonomisë institucionale.
  8. “Person i lidhur me një zyrtar” është çdo person fizik ose juridik, i cili rezulton të ketë pasur ose të ketë lidhje interesi, pasurore ose vetjake jo pasurore, sipas nenit 5 të këtij ligji, me zyrtarin.
  9. “Parim i proporcionalitetit” është raporti ndërmjet rëndësisë së detyrave, përgjegjësive dhe kompetencave të një zyrtari ose institucioni publik me masat për parandalimin e konfliktit të interesave, raport në të cilin sa më të rëndësishme të jenë detyrat, përgjegjësitë ose kompetencat e zyrtarit, aq më të shumta janë kufizimet e interesave të zyrtarit, aq më të ashpra janë dënimet dhe në mënyrë edhe më të hollësishme janë përcaktuar rregullat, mënyrat, mjetet dhe procedurat për parandalimin e konfliktit të interesit nga institucionet publike.
  10. “Person fizik tregtar” përdoret sipas kuptimit të përcaktuar nga legjislacioni tregtar

Neni 5
Fusha e zbatimit

  1. Rregullorja përcakton norma te detyrueshme per t’u zbatuar nga çdo zyrtar, sipas kuptimit të ketij termi në pikën 1 dhe 2 të nenit 3 të kësaj rregulloreje, kur ai merr pjesë në një
    vendimmarrje për akte e kontrata administrative, vendime, urdhëra, konkluzione e relacione në grup pune si dhe akte normative dhe konkretisht nga:
    – Prefekti i Qarkut ;

-Nënprefektët Malësi e Madhe dhe Pukë
– Sekretari i Përgjithshëm;

Drejtori i Komisionit të Verifikimit të Titujve të Pronësisë mbi Tokën Bujqësore
– përgjegjesit e sektoreve;
– nëpunësit civil ;
– specialistët me KVTPTB;
– sekretari i Prefektit, shoferi, pastruesja.

Neni 6


Fusha e Zbatimit dhe Vendimmarrja

Dispozitat e kësaj rregulloreje përcaktojnë rregulla të detyrueshme për t’u zbatuar nga:

  1. a) çdo zyrtar i institucininit , kur ai merr pjesë në një vendimmarrje për:
  2. i) akte dhe kontrata administrative;
  3. ii) akte të organeve gjyqësore, noteriale, për ekzekutimin e titujve ekzekutivë nga organet e përmbarimit dhe akte të organeve të prokurorisë;

iii) akte normative, si dhe vetëm ato ligje që krijojnë pasoja juridike për subjekte

individualisht të përcaktuara;

  1. b) çdo zyrtar i institucioneve shtetërore, qendrore ose vendore dhe çdo punonjës i subjekteve të përcaktuara në shkronjën “d” ose përfaqësues i subjekteve të përcaktuara në shkronjën “ç”, në subjektet e përmendura në shkronjën “d”, kur ai merr pjesë në një vendimmarrje për kontrata,që krijojnë marrëdhënie juridiko-civile, me palë këto subjekte;
  2. c) çdo zyrtar ose punonjës, që ndodhet në pozicione, ka përgjegjësi, kryen detyra ose ushtron kompetenca të llojeve konkrete, të përcaktuara shprehimisht në këtë ligj, në njërën nga subjektet e shkronjës “ç” ose “d” të pikës 1 të këtij neni;

Për qëllimet e këtij ligji:

  1. a) vendimmarrje për një akt do të vlerësohet, në çdo rast, çasti i fundit i procesit

vendimmarrës, gjatë të cilit vendoset përmbajtja përfundimtare e aktit;

  1. b) vendimmarrje për një akt do të vlerësohen edhe ato çaste paraprake të vendimmarrjes, sipas shkronjës “a” të kësaj pike, të cilat janë thelbësisht të rëndësishme dhe përcaktuese për përmbajtjen përfundimtare të aktit;
  2. c) një zyrtar’” ka kompetencë thelbësore dhe përcaktuese për një akt, nëse pjesëmarrja, ndikimi dhe qëndrimi i tij në vendimmarrjen për këtë akt, sipas shkronjave “a” ose “b” të kësaj pike, përcaktojnë përmbajtjen e aktit.

Neni 7


Kompetenca thelbësore dhe përcaktuese për nje akt

  1. Një zyrtar ka kompetencë thelbësore dhe përcaktuese për nje akt, nëse pjesëmarrja. Ndikimi dhe qëndrimi i tij në vendimmarrjen për këtë akt, sipas nenit 6 të kësaj rregulloreje, përcaktojnë përmbajtjen e aktit.
    2. Si kompetencë thelbësore e përcaktuese e një zyrtari për një akt përfshihet, në secilin nga çastet paraprake të mësiperme të vendimmarrjes, mundësia për të ndikuar mbi vendimmarrjen që buron nga:
    a. roli urdhërues, propozues, këshillues, zbatues ose kontrollues i ushtruar, që rrjedh nga
    pjesëmarrja, ndikimi dhe qëndrimi në përgatitjen, negocimin, propozimin, këshillimin,
    miratimin, administrimin, kontrollin ose ekzekutimin e një akti apo kontrate;
    b. zotërimi i informacionit, që lidhet kryesisht por jo vetëm, me të dhëna sensitive për
    biznesin, të dhëna per tatimet e doganat, kuadrin rregullator, informacione sensitive
    personale, in- formacione per organet e hetimit e të ndjekjes, informacione per politikat
    ekonomike vendore dhe administrimin financiar;
    3. Pavarësisht nga përcaktimet e pikave te mësiperme të kësaj rregulloreje, përbën çast paraprak te vendimmarrjes apo kompetence thelbësore e përcaktuese për nje akt ose kontratë, çdo rast i vlerësuar si i tillë nga autoriteti përgjegjes i Institucinit të Prefektit të Qarkut Shkoder si dhe nga zyrtaret eprorë në këtë institucion.
    4. Në secilin prej casteve te mësiperme, zyrtari pjesëmarrës në vendimmarrje. Me kompetencë thelbësore dhe përcaktuese, është i detyruar te vetëdeklaroje paraprakisht, në zbatim te ligj nr .9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar me ligjin nr.9475, dt.9.2.2006 dhe me ligjin nr. 9529, dt.11.5.2006 , me ligjin 86/2012 datë 18.09.2012 dhe me ligjin nr. 44/2014 datë 24.4.2014. Vetedeklarimi behet nepermjet plotesimit të dokumentit tip për deklarime të këtij lloji.
    5. Në të njëjtat raste, eprori ose institucioni epror mund t’i kerkoje zyrtarit të deklarojë rast pas rasti interesat private në zbatim te pikës 3 te nenit 7 të ligjit nr ligj nr .9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar me ligjin nr.9475, dt.9.2.2006 dhe me ligjin nr. 9529, dt.11.5.2006 , me ligjin 86/2012 datë 18.09.2012 dhe me ligjin nr. 44/2014 datë 24.4.2014.

Interesat private të një zyrtari janë interesat që parashikohen nga neni 5 ligj nr .9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar me ligjin nr.9475, dt.9.2.2006 dhe me ligjin nr. 9529, dt.11.5.2006 , me ligjin 86/2012 datë 18.09.2012 dhe me ligjin nr. 44/2014 datë 24.4.2014.

Neni 8

 

Interesat privatë

  1. Interesat privatë të zyrtarit janë ata interesa që përputhen, përmbajnë, bazohen ose burojnë nga:
  2. a) të drejta dhe detyrime pasurore të çdo lloj natyre;
  3. b) çdo marrëdhënie tjetër juridiko-civile;
  4. c) dhurata, premtime, favore, trajtime preferenciale;

ç) negocime të mundshme për punësim në të ardhmen nga ana e zyrtarit gjatë ushtrimit të funksionit apo negocime për çdo lloj forme tjetër marrëdhëniesh me interes privat për zyrtarin, pas lënies së detyrës, të kryer nga ai gjatë ushtrimit të detyrës;

  1. d) angazhime në veprimtari private me qëllim fitimi ose çdo lloj veprimtarie, që krijon të ardhura, si dhe angazhime në organizata fitimprurëse dhe jofitimprurëse , sindikata ose organizata profesionale, politike, shtetërore dhe çdo organizatë tjetër;
  2. dh) marrëdhënie:
  3. i) familjare apo të bashkëjetesës;
  4. ii) të komunitetit;

iii) etnike;

  1. iv) fetare;
  2. v) të njohura të miqësisë apo të armiqësisë;
  3. e) angazhime të mëparshme, nga të cilat kanë buruar ose burojnë interesa të përmendur në shkronjat e mësipërme të këtij neni.
  4. Kufizimet e interesave privatë, të përcaktuara shprehimisht në këtë ligj, zbatohen së bashku me kufizimet e të njëjtit interes privat, të përcaktuara shprehimisht në një ligj tjetër, sipas parimit, që zbatohet ai kufizim që është më i rreptë.
  5. Nëse në këtë ligj, në lidhje me një interes të caktuar privat të një zyrtari, nuk është përcaktuar ndonjë kufi sasior i kufizimit të këtij interesi, ndërsa në një ligj tjetër i njëjti interes, me qëllim parandalimin e konfliktit të interesave, kufizohet shprehimisht sipas një kufiri sasior, atëherë ky kufizim zbatohet edhe për këtë ligj dhe anasjelltas
  6. Vlerësohet shkak për lindjen e konfliktit të interesit, çdo lloj interesi privat i një zyrtari nga ata të përcaktuar në këtë nen, çdo lidhje apo gërshetim ndërmjet dy a më shumë prej tyre, nëse për shkak të këtij interesi ose për shkak të daljes jashtë kufizimeve të detyrueshme të këtij interesi, shfaqet një gjendje me konflikt interesi, sipas përkufizimeve të pikave 1 e 4 të nenit 3 të këtij ligji.

KREU II
PROCEDURAT DHE MJETET PER IDENTIFIKIMIN, REGJISTRIMIN DHE TRAJTIMIN E
KONFLIKTEVE TE INTERESAVE


Seksioni 1
Identifikimi dhe regjistrimi i interesave në kushtet e konflikteve rast per rast të interesave.


Neni 9


Deklarimi rast per rast i interesave private të zyrtarit

  1. Çdo zyrtar, në ushtrimin e kompetencave apo në kryerjen e detyrave të tij publike, në bazë të njohjes së tij dhe në mirëbesim, detyrohet që të bëjë vetëdeklarim paraprak, rast për rast, të ekzistencës së interesave të tij privatë, që mund të bëhen shkak për lindjen e një konflikti interesi.
  2. Deklarimi rast për rast i interesave privatë bëhet çdo herë nga zyrtari, kur kjo kërkohet nga eprori ose nga institucioni epror. Deklarimi, si rregull, duhet kërkuar dhe bërë paraprakisht. Kur kjo nuk është e mundur ose kur nuk ka ndodhur, deklarimi mund të kërkohet dhe të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur.
  3. Vetëdeklarimi ose deklarimi me kërkesë bëhet si rregull me shkrim, kur zyrtari përfshihet në një vendimmarrje për një akt. Deklarimi me shkrim nuk është i domosdoshëm kur deklarimet verbale të

zyrtarit janë të regjistrueshme dhe të dokumentueshme, sipas procedurave të përcaktuara me ligj dhe/ose në rregulloret e brendshme të institucionit publik, ku zyrtari ushtron funksionet e veta.

  1. Deklarimi i interesit për rastet e përcaktuara në shkronjën “dh”, “iii”, “iv” dhe “v” të pikës 1 të nenit 5 të këtij ligji, si dhe përkatësia në organizata politike në kuptim të shkronjës “d” të pikës 1 të nenit 5 të këtij ligji bëhet vetëm me vullnetin e lirë të zyrtarit.Neni lO


Lwshimi i autorizimit nga zyrtari

1. Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkoder vendos në dispozicion të zyrtarëve të tij modelin e autorizimit, që këta duhet të lëshojne, brenda 30 ditëve nga data e fillimit të marrëdhenieve të punës.
2. Autorizimi dorëzohet në autoritetin përgjegjës të institucionit të Prefektit Shkoder.

Neni 11


  1. Identifikimi i interesave privatë të zyrtarit nga persona të trete
    .

Ofrimi i informacionit, për interesat privatë të zyrtarit, është:

  1. a) detyrë e çdo zyrtari tjetër që ka dijeni, në veçanti e eprorit të tij;
  2. b) detyrë e çdo institucioni publik, që ka dijeni;
  3. c) e drejtë e palëve të interesuara, që preken nga veprimet e zyrtarit;

ç) e drejtë e çdo personi, i cili ka dijeni dhe që ka një interes në përgjithësi e që përputhet me qëllimin e këtij ligji.

  1. Burime të tjera informacioni për interesat privatë të zyrtarit

Burime të tjera informacioni për interesat privatë të një zyrtari mund të jenë edhe:

  1. a) regjistrat publikë ose privatë, të mbajtur në përputhje me legjislacionin në fuqi;
  2. b) të dhënat nga media;
  3. c) të dhënat ose ankesat nga publiku;

ç) çdo burim tjetër i ligjshëm.

Neni  l2

 

Autoritetet përgjegjëse për parandalimin, kontrollin dhe zgjidhjen e gjendjeve të konfliktit të interesave.
I. Autoriteti qëndror përgjegjës për zbatimin e këtij ligji është Inspektorati i Lartë i
Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.
Autoriteti ose strukturat përgjegjëse për zbatimin e ligjit nr. 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar me ligjin nr.9475, dt.9.2.2006 dhe me ligjin nr. 9529, dt.11.5.2006 , me ligjin 86/2012 datë 18.09.2012 dhe me ligjin nr. 44/2014 datë 24.4.2014 dhe të kësaj
rregulloreje, sipas hierarkisë janë:

– Prefekti i Qarkut ;

– Autoriteti pergjegjes i Institucionit të Prefektit të Qarkut Shkoder  i cili zbaton
detyrat e përcaktuara në ligjin nr. 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar me ligjin nr.9475, dt.9.2.2006 dhe me ligjin nr. 9529, dt.11.5.2006 , me ligjin 86/2012 datë 18.09.2012 dhe me ligjin nr. 44/2014 datë 24.4.2014 wshtw i pwrcaktuar  në nenin 13 të kësaj rregulloreje dhe  me Urdhwr tw Brendshwm tw Titullarit.

Neni l3


Detyrat e autoritetit përgjegjes të Institucionit të Prefektit Shkoder.

Autoriteti përgjegjës i Prefektit Shkoder  kryen detyrat sipas Udhëzimit Nr. 622, datë 30.11.2012 të ILDKPI-së.

Neni l4
Administrimi i dokumentacionit nga autoriteti pergjegjes
:

  1. Dokumentacioni i perdorur nga autoriteti përgjegjës, në zbatim të ligjit nr. 9367, datë
    7.4.2005 dhe në zbatim të kësaj rregulloreje, është dokumentacion zyrtar. Zyrtari/zyrtaret e emëruar si autoritet përgjegjës, me rastin e emërimit dhe largimit të tij/tyre duhet të
    marrë/marrin në dorezim zyrtarisht nga drejtoria/njësia e burimeve njërezore dhe te
    bëjë/bëjnë dorëzimin e plotë të dokumentacionit pranë drejtorisë/njësisë së burimeve
    njërezore, e cila me pas ia dorëzon zyrtarit/zyrtareve të rinj qe marrin detyren e autoritetit
    përgjegjes,
    2. Më qëllim administrimin sa më të mirë të dokumentacionit nga autoriteti
    përgjegjës, krijohen dhe mbahen nga ky autoriteti përgjegjës, dosje të vecanta me përmbajtje si vijon:
    Dosia nr. 1 me titull “Për aktet ligjore dhe nënligjore” duhet të përmbajë:
    Kushtetuta e Republikes së Shqiperise;
    LIGJ Nr.8485, datë 12.5.1999 Kodi i Procedurave Administrative
    Ligjin nr. 9049, date 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve
    financiare të të zgjedhurve dhe disa nëpunësve publike” (i ndryshuar);
    Ligjin nr. 9367, date 7.4.2005 “Per parandalimin e konfliktit te interesave ne ushtrimin e
    funksioneve publike” (i ndryshuar);
    Ligjin nr. 9131, date 8.9.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
    LIGJ Nr. 119/2014 Për të drejtën e informimit
    Ligjet të tjera në varësi të veprimtarisë së institucionit publik;
    Komentaret Ligjore nr. 1, 2, 3, 4, 5, (dhe të tjere që miratohen në vijimësi) të ILDKPKI;
    Manuale shpjegues dhe trajnimi, Nr. 1, 2, 3, 4 (dhe të tjerë që miratohen në vijimësi) të
    ILDKPKI;
    Urdhra dhe udhëzime të ILDKPKI, ose të çdo institucioni tjetër të ngarkuar me ligj për këtë qëllim, si për shembull:
    Udhëzimi nr. 7, datë 21.2.2006, “Për funksionet që mbartin detyrimin për deklarinv’;
    Udhëzim nr. 239, datë 2.2.2006, “Për kuptimin e çasteve paraprake dhe thelbesor në një
    vendimmarrje”;
    Udhëzimi nr. 622, datë 30.11.2012 “Për ngritjen, funksionimin dhe përgjegjesitë e
    autoriteteve përgjegjëse për parandalimin e konfliktit të interesave”;
    Dosja nr. 2 me titull “Për identifikimin dhe regjistrimin e konfliktit rast për rast
    të interesave ” duhet të përmbajë :
    Regjistri i konfliktit rast për rast të interesave, në formë libri, i sekretuar;
    Autorizimet e plotësuara nga zyrtarët për deklarimin rast për rast të interesave;
    Deklaratat e plotësuara nga zyrtarët për konfliktin rast për rast të interesave;
    Informacionet e marra nga publiku, nga media apo nga burime të tjera të ligjshme
    për konfliktin rast për rast të interesave të zyrtarëve;
    Verifikimet e bëra në regjistrat publike dhe privatë.
    Dosja nr. 3 me titull “Për regjistrimin e deklarimeve periodike të pasurive dhe
    interesave të zyrtarëve që kanë detyrimin për deklarim pranë ILDKPKI” duhet të
    përmbajë:
    Regjistrin themeltar alfabetik, me emrat dhe funksionet e zyrtarëve që deklarojnë në
    ILDKPKI;
    Kopje të njoftimeve ndaj zyrtarëve për deklarim dhe konfirmimet e tyre;
    Kopje të shkresave për deklaratat e dorëzuara në ILDKPKI;
    Kopje të formularit për listën e zyrtarëve, që nuk kanë deklaruar në afat dhe shkaqet e
    mosdeklarimit në afat;
    Librin për dorëzimin e deklaratave të pasurise, ku zyrtari nënshkruan për datën e
    dorëzimit.

Neni 15


Regjistri i konflikteve rast për rast të interesave

1. Për regjistrimet e konflikteve rast për rast të interesave të zyrtarëve të Institucionit të Prefektit të Qarkut Shkoder  krijohet regjistri me të njejtin emër.
2. Regjistri i konflikteve rast për rast të interesave administrohet nga Autoriteti Përgjegjës i Institucionit të Prefektit Shkoder së dhe respekton formën tip të miratuar nga ILDKPKI.

Neni l6
Regjistrimet rast per rast të konflikteve të interesit

Autoriteti përgjegjës, për çdo rast të shfaqjes se një konflikti rast për rast të interesit,regjistron identitetin e zyrtarit, interesat private të tij, shkak për konflikt interesi, thelbin e konfliktit, palët e interesuara, burimin e të dhënave, mënyrën e marrjes dhe të verifikimit të tyre, si dhe vendimin që është marrë, mbështetur në këto të dhëna, përfshirë edhe vendimet e marra nga eprorët, institucionet eprore ose nga gjykatat.

SEKSIONI 2


IDENTIFIKIMI, REG.JISTRIMl, KUFIZIMI I INTERESAVE PRIVATE DHE TRAJTIMI I RASTEVE ME KONFLIKT INTERESI


Neni 17

 

Zyrtarët që mbartin detyrimin për deklarim periodik të interesave Private

  1. Deklarimi i interesave private periodike të zyrtarëve, bëhet sipas kërkesave të kreut I të ligjit nr. 9049, datë 10.4.2003, i ndryshuar.
    2. Zyrtarët e Institucionit të Prefektit të Qarkut Shkoder së të cilët janë të detyruar të bëjnë deklarime periodike të interesave private sipas nenit 3 te ligjit nr. 9049, date 10.4.2003 “për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publike” janë:
    a.Prefekti i Qarkut Shkoder
    b.Nënprefekti Pukë

c.Nënprefekti Malësi e Madhe

edhe bashkeshorti/ja. femijët
madhorë të zyrtarëve të përcaktuar në pikën 2 të këtij neni.


Neni l8


Llojet e interesave private, që deklarohen periodikisht

Interesat private, që deklarohen periodikisht, janë ato të percaktuara në nenin 4 te ligjit nr. 9049, date 10. 4. 2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publike”.

Neni l9


Kufizimi i interesave private për parandalimin e konfliktit rast për rast të interesit për çështje të veçanta

  1. Për të parandaluar konfliktin rast për rast të interesave për raste të veçanta, kategoritë
    e zyrtareve dhe llojet e kufizimeve të interesave private përcaktohen sipas kreut III,
    seksioni 1, nenet 21 e 22 te ligjit nr. 9367, date 7.4.2005).
    2. Ndalimet dhe kufizimet për zyrtarët, të percaktuara në pikën 1 të këtij neni zbatohen
    edhe për personat e lidhur me ta, bashkeshorti/ja, femijët në moshë madhore dhe
    prindërit e zyrtarit dhe bashkëshortit/es, sipas përcaktimeve të pikës 1 të nenit 24 të
    ligjit nr. 9367, datë 7.4.2005.

Neni 20

 

Kufizimi i interesave private për parandalimin e konfliktit të vazhdueshëm të interesit për raste të veçanta

  1. Për të parandaluar konfliktin e vazhdueshem të interesave për çështje të veçanta,
    kategoritë e zyrtareve dhe llojet e kufizimeve të interesave private përcaktohen sipas
    kreut III, seksioni 2, te ligjit nr. 9367, date 7.4.2005).
    2. Ndalimet dhe kufizimet për zyrtarët, të përcaktuara në pikën 1 të këtij neni zbatohen
    edhe për personat e lidhur me ta sipas përcaktimeve të nenit 35 të ligjit nr. 9367 datë 7.4.2005.

Neni 21
Ndalimi i marrjes së dhuratave, favoreve, premtimeve ose trajtimeve preferenciale

 

Është e ndaluar që një zyrtar i Institucionit të Prefektit të Qarkut Shkoder të kërkojë, të pranojë ose të marrë, në mënyrë të drejtpërdrejtë a të tërthortë, për veten, për familjen, të afërmit, dhurata, favore, premtime ose trajtime preferenciale, të cilat i jepen për shkak të pozicionit të tij, nga një individ, person fizik ose juridik privat, kur kjo mund të shkaktojë lindjen e një konflikti interesi të çdo lloji, ose që ndikon ose duket sikur ndikon në paanshmërinë e kryerjes së detyrës a është ose duket sikur është shpërblim për mënyrën e kryerjes së detyrës zyrtare.
a. “Dhurata”, sipas kësaj rregulloreje ka të njëjtin kuptim të përcaktuar në ligjin
nr.9367, datë 7.4.2005 dhe ne VKM-në nr.714, date 22.10.2004;
b. Nuk konsiderohen si dhurata, në kuptim të këtij neni, dhuratat, të cilat i ofrohen
zyrtarit si pasojë e lidhjeve farefisnore apo njohjeve personale që ai ka me dhuruesit, si
edhe në rastin kur është e qartë se dhurata nuk ka asnjë lidhje me pozicionin dhe cilësine
si nëpunës i administrates publike, të personit, që merr dhuratën.
Zyrtari nuk duhet që, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, të japë dhurata ose të
ndërmjetësojë për të dhënë dhurata për një zyrtar të nje niveli me të lartë apo të afërm të tij dhe as të kërkojë ose të pranojë dhurata nga zyrtarë të një niveli me të ulet ose të afërm të tij, për shkak të cilësive dhe raporteve zyrtare.
Rregullat e mësipërme nuk zbatohen në rastin e ftesave të zakonshme apo kur janë të ftuar punonjës ose kolegë të tjerë, të mikpritjes tradicionale, dhuratave me vlerë simbolike apo tradicionale dhe të mirësjelljes, brenda kufijve normale të traditës, zakoneve dhe praktikës së përditshme, të cilat nuk krijojnë dyshime për paanësinë e zyrtarit.
Vlerësimi dhe trajtimi i dhuratave bëhet sipas rregullave të përcaktuara në nenin 23 të ligjit nr. 9367, datë 7.4.2005 dhe në VKM-ne nr. 714, date 22.10.2004.
Në asnjë rast zyrtari i Prefekturës Shkoder nuk duhet të pranojë dhurata në vlerë monetare.
Përjashtohen vetëm rastet e përcaktuara me akte të organeve kompetente, të cilat lejojnë
pranimin e dhuratave apo trajtimeve preferenciale për arsye protokollare.
Ndalimet dhe kufizimet për zyrtarët, të përcaktuara në këtë nen zbatohen edhe për personat e lidhur me ta, sipas pikes 1 e 2 te nenit 24 të ligjit nr. 9367, datë 7.4.2005.

Neni 22
Mënyrat e trajtimit dhe të zgjidhjes së konfliktit të interesave

Mënyrat e trajtimit dhe të zgjidhjes së konfliktit të interesave për zyrtarët e Institucionit të Prefektit Shkoder  bëhen sipas kreut IV te ligjit nr. 9367, date 7.4.2005
Disa nga mënyrat bazë të mënjanimit të konfliktit të interesit janë:
• t’i kufizohen zyrtarit informacione të caktuara, që lidhen me ushtrimin e funksionit të tij;
• të mos i ngarkohen detyra që mund të çojnë në shfaqjen e një konflikti interesash;
• të mos lejohet që zyrtari të marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes;
• të rishikohen ose të ndryshohen detyrat dhe kompetencat e zyrtarit;
• të transferohet zyrtari në një detyrë tjeter, që shmang konfliktin e interesave;
• të merren masat e nevojshme për të shmangur emërimin ose zgjedhjen e një
zyrtari në funksione, në të cilat mund të lindin ose ka konflikte interesash;
• në rast të një akti të marrë në praninë e konfliktit faktik të interesit, në çdo
mënyrë që kjo vihet re, të anulohen ose të revokohen, aktet e marra nga zyrtari, sa me pare që të jetë e mundur, dhe mundësisht para se ato te kenë sjellë pasoja;
• anullimi ose revokimi i aktit mund të bëhet edhe kur gjykohet se akti është
marrë në kushtet e konfliktit në dukje të interesit, i cili mund të shfaqet rast
për rast ose në mënyrë të vazhdueshme;
• anullimi ose revokimi i një akti nuk bëhet nga eprori i zyrtarit, kur ai vlerëson
se pasojat që mund të vijnë nga anullimi ose revokimi i tejkalojnë dukshëm
përfitimet nga ky anulim ose revokim.


Neni 23


Sanksionet

Shkeljet e detyrimeve të përcaktuara në ligjin nr. 9367, date 7.4.2005 dhe ligjin Nr. 9049, datë 10.4.2003 përbëjnë sipas rastit shkelje disiplinore, kundërvajtje administrative apo vepër penale, dhe ndëshkohen sipas parashikimeve ligjore në fuqi.

Neni 24


Mbrojtja për dhënien e informacioneve

  1. Çdo shtetas, i cili ofron informacion të bazuar për rastet e konfliktit të interesave të
    padeklaruara nga zyrtarët e AKKP-së, përflton, mbrojtje të veçantë administrative, si me
    poshtë:
    a. zyrtari, për të cilin jepet informacion, nuk mund të ushtrojë asnjë kompetencë
    administrative me efekte ndëshkuese mbi shtetasin informues, dhe as të bëhet pengesë për fitimin e të drejtave të ligjshme nga ky i fundit për shkak të dhënies së informacionit;
    b. kur marrja e masës ndaj shtetasit që informon përcaktohet nga një shkak tjetër
    ligjor, ajo merret vetëm nga nje zyrtar tjetër, që qëndron në marrëdhënie varësie vertikale
    mbi zyrtarin, për të cilin është dhënë informacioni.
    2. Nga parashikimi i pikës 1 (b) të këtij neni bën përjashtim rasti kur marrja e masës
    administrative bëhet në kushtet kur konflikti i vetëm i interesit i pashmangshëm i zyrtarit
    është ai në dukje kur plotësohen kushtet e mëposhtme:
    a. kur zyrtari:
    i. ose është i pazëvendësueshëm në ushtrimin e funksioneve;
    ii. ose vetëpërjashtimi i tij është i pamundur, sepse është e pamundur delegimi i
    kompetencave të zyrtarit të një zyrtar tjeter, për shkak të ligjit apo për shkak të situatës;
    iii. ose për shkak se asnjëra nga zgjidhjet e parashikuara në nenin 24, pika 2 të
    kësaj rregulloreje nuk është e mundur;
    b. dhe kur:
    i. vendimet e zyrtarit, sipas rregullimeve e ligj, nuk i nënshtrohen miratimit,
    revokimit ose shfuqizimit nga një institucion epror/
    ii. nuk është i mundur as transferimi a tjetërsimi i interesit privat, për shkak të natyrës
    së tij (si lidhje familjare, komunitare etj.);
    iii. nuk ka kuptim, që për nje rast konflikti të tillë, zyrtari i të japë detyrimisht
    dorëheqjen nga funksioni. Në një rast të tillë, vendimet e këtij zyrtari i nënshtrohen nje kontrolli dhe vlerësimi të veçantë nga eprori ose nga institucioni epror, të
    ngarkuar me iigj për të kryer kontroiiin e këtyre vendimeve. Vendimi dhe rezultatet
    e kontrollit bëhen publike.

Neni 25


Ndalimi i shpërdorimit të së drejtës

  1. Asnjëra nga dispozitat e kësaj rregulloreje nuk mund të interpretohet sikur u jep
    zyrtareve të Institucionit të Prefektit të qarkut Shkoder të drejta që të ndërmarrin ndonjë veprimtari ose të kryejnë ndonjë akt, që synon cënimin e parashikimeve dhe rregullave të percaktuara në ligjin nr. 9367, date 7.4.2005 apo ligjin nr. 9049, date 10.4.2003 si dhe ligjet e posaçme që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e Institucionit.
    2. Në çdo rast që specifikimet në këtë rregullore bien ndesh me dispozitat e
    përcaktuara në ligjin nr ligjit nr. 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar me ligjin nr.9475, dt.9.2.2006 dhe me ligjin nr. 9529, dt.11.5.2006 , me ligjin 86/2012 datë 18.09.2012 dhe me ligjin nr. 44/2014 datë 24.4.2014, ligjin nr. 9049, date 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publike” dhe aktet nënligjore në zbatim të tyre, këto të fundit kanë prioritet dhe zbatohen drejtpërdrejtë.
    Gjithashtu, dispozitat e këtyre ligjeve e akteve nënligjore zbatohen drejtpërdrejtë, për aq sa nuk ka specifikime në zbatim të tyre në këtë rregullore.

Neni 26


Njoftimi i rregullores punonjësve dhe trajnimet për rregulloren

  1. Rregullorja i bëhet e njohur çdo punonjësi të institucionit nëpërmjet dërgimit në
    postën elektronike zyrtare, nëse ka, ose dhënies së një kopje të saj, secilit punonjës të
    punësuar në kohën e miratimit të saj apo në momentin që punësohet në institucion. Sektori i financës dhe sherbimeve mbështetese merr masa për njohjen e saj nga çdo zyrtar nëpermjet trajnimeve të cilat planifikohen, në bashkëpunim me sektorin e juridik, jo me vone se 1 muaj nga hyrja ne fuqi e kesaj rregulloreje.
    2. Sektori i financës dhe shërbimeve mbështetese në bashkëpunim me sektorin  juridike, jo më vonë se 1 muaj nga miratimi i kësaj rregulloreje përgatit broshura për njohjen e kësaj rregulloreje, të cilat, i shpëndahen cilitdo punonjësi të institucionit dhe vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë në përputhje me ligj Nr.8485, datë 12.5.1999 “Kodi i Procedurave Administrative “.

Neni 27

Hyrja në fuqi, shpallja

1.Kjo rregullore hyn ne fuqi menjëhere me miratimin e saj.
2. Kjo rregullore, menjëhere me miratimin e saj, shpallet në një vend të dukshëm të
institucionit dhe publikohet në faqen zyrtare të intemetit të www.prefektishkoder.gov.al .

 

Shkarko këtu RREGULLORE PER PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TE INTERESIT PER ADMINISTRATEN E PREFEKTIT TE QARKUT SHKODER