Programi i Transparencës i Institucionit te Prefektit te Qarkut Shkoder

 HYRJE

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Institucionin e Prefektit te Qarkut Shkoder. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”. (LDI)

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Institucioni i Prefektit te Qarkut Shkoder ndërton dhe rrit transparencën në punën e saj institucionale, nën garancinë e LDI-së. Institucioni i Prefektit te Qarkut Shkoder do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.

Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së Institucionit te Prefektit te Qarkut Shkoder, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.prefektishkoder.gov.al. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afatin kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.

Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet.

Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e Prefektit Shkodër, është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë dhe në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.

Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

  1. PARIME TË PËRGJITHSHME
  2. Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës sw Institucionit tw Prefektit Shkodër janë:
  3. “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
  4. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: Institucioni i Prefektit tw Qarkut Shkodër ushtron funksion publik, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  5. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e Institucionit tw Prefektit tw Qarkut Shkodër dhe përkatësisht: Ligji nr. 107/2016 “Për Prefektin e Qarkut” i ndryshuar dhe Ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”.
  6. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
  7. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
  8. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
  9. Informacioni publik  pa kërkesë duhet të jetë:
  • i plotë;
  • i saktë;
  • i përditësuar;
  • i thjeshtë në konsultim;
  • i kuptueshëm;
  • lehtësisht i aksesueshëm;
  • i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

 

 

 

III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”.

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Prefekti Shkodër vendos në dispozicion të publikut në faqen e saj të interneti   www.prefektishkoder.gov.al dhe në mjediset e institucionit, kategoritë e mëposhtme të informacionit:

  • Strukturën organizative të Prefektures Shkodër;
  • Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
  • Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
  • Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
  • Informacion për procedurat e prokurimit, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë:  listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;
  • Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;
  • Prefekti Shkodër, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;
  • Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga Prefekti i Qarkut Shkodër.
  • Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.

PROGRAMI I TRANSPARENCES

 

 

Kategoritë e informacionit publik pa kërkesë Baza Ligjore Dokumenti / Përmbajta Afati kohor për publikim Mënyra e publikimit Struktura përgjegjëse
Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik Urdher i kryeministrit nr.11 date 12.1.2016”per miratimin e struktures se Prefektit te Qarkut Shkoder Miratimi i Struktures se Prefektit te Qarkut Shkoder Pas miratimit nga Titullari

Përditësohet pas çdo akt emërimi

Në faqen zyrtare

Prefekti i Qarkut Shkoder”

Titullari

Drejtoria e Burimeve Njerëzore

Publikimi i rregullores se brendshme te Institucionit te Prefekti te Qarkut Shkoder Urdher i brendshem nr.30 date 26.05.2016  

Pershkrimi i pozicioneve te punes, te drejtat dhe detyrimet e punonjesve te administrates se Prefektit Te qarkut Shkoder

Pas miratimit nga miratimit nga Prefekti Ne faqen zyrtare te Prefektit Institucioni i Prefektit te Qarkut Shkodër
Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim,
adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurate ankimit të vendimit përkatës
Ligj nr.119/2014

Neni 7/1/c/g

Format kërkese
Format ankese:Adresë postare: prefektura Shkoder, rr. 28nentori,
Adresë e-mail:
[email protected]prefektishkoder.gov.al
Pas miratimit të Programit të transparencës Në faqen zyrtare në menunë “Formular Online”

“E drejta për informim”

Specialisti i marredhenieve me publikun
Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhekontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit Ligj nr.119/2014

Neni 7/1/ç

Ne zyren e specialistit per marredheniet me publikun Pas miratimit të urdhrit të caktimit të Koordinatorit Në faqen zyrtare në menunë“” Specialisti i Komunikimit me Publikun
Përshkrim i procedurave të zgjedhjes, levizjeve parale te nepunesve te Administrates Publike Neni 7/1/d Ligj nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” Menjëherë pas perf. të procedurës së percaktuar në ligj

Urdhër emërimi

Në faqen zyrtare në menunë

“Legjislacion”

Sektori i menaxhimit financiar dhe sherbimeve mbeshtetese

Sektori  Juridike

Mekanizmat monitorues;
Raporte auditi;
Dokumentet me tregues performance
Neni 7/1/dh Raporte monitorimi dhe auditimi Me miratim te titullarit Në faqen zyrtare Sektori i menaxhimit financiar dhe sherbimeve mbeshtetese
Informacion për procedurat e prokurimit Neni 7/1/ë Ne faqen zyrtare te app.gov.al mund te merret iformacioni i nevojshem

 

Menjehere ne cdo faze te prokurimit WWW.APP.GOV.AL Njesia E Prokurimit
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të ligjit nr. 119/2014 Neni 7/1/k Moduli i kerkesave Te pakten axhornohet nje here ne 3 muaj Në faqen zyrtare në menunë

Programi I Transparences

Specialisti I Marredhenieve Me Publikun
Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh Neni 7/1/k Moduli i kerkesave Te pakten nje here ne tre muaj Në faqen zyrtare në menunë “Programi I Transparences Drejtoria e Burimeve Njerezore
Informacione të tjera të dobishme Neni 7/1/l Materiale
ndërgjegjësuese dhe evente si dhe ne zbatim te ligjeve te vecanta qe detyrojne publikimin e informacionit te nevojshem
Pas miratimit nga Titullari Në faqen zyrtare në menunë“Kreu” Prefekti Shkoder
Mbajtja e dokumentacionit nga Institucioni I Prefekti Te Qarkut Shkoder Neni 7/1/h Tabelë Në faqen zyrtare në menunë “Publikime” Sektori i Protokoll Arkivit
  1. PUBLIKIMI

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Institucioni I Prefektit Te Qarkut Shkoder  vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit http://www.prefektishkoder.gov.al/ dhe në zyren e specialistit te marredhenieve me publikun, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.

  1. MONITORIMI

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.

Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparences.

 

Shkarko këtu Programi i Transparencës i Institucionit te Prefektit te Qarkut Shkoder