Prefekti i Qarkut Shkodër, në vazhdim të aktiviteteve sensibilizuese, ka përgatitur një fletëpalosje mbi rreziqet dhe mbrojtjen nga përmbytjet, me qëllim informimin e qytetarëve mbi shkaqet e përmbytjeve dhe kërcënimeve që ata paraqesin, si dhe sjelljen e duhur, parandalimin dhe zbutjen e pasojave te dëmshme për jetën dhe shëndetin e njerëzve, mjedisin, trashëgiminë kulturore dhe historike, aktivitetet ekonomike dhe infrastrukturën.

Dokumenti mund të shkarkohet këtu – ALB.

Dokumenti mund të shkarkohet këtu – ENG.

Fletëpalosja është krijuar në kuadër të projektit “Katastrofat nuk njohin kufinj”, qëllimi i të cilit është forcimi i kapaciteteve të institucioneve dhe shërbimeve nga Shqipëria dhe Mali i Zi të angazhuara në mbrojtjen dhe shpëtimin, për reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë si dhe për të rritur ndërgjegjësimin e popullatës lokale për rreziqet e përmbytjeve.

Projekti realizohet në partneritet me FORS Montenegro dhe Drejtorinë për Menaxhimin e Emergjencave të Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian përmes Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi-Shqipëri 2014-2020.