Me datë 26 Shkurt 2018, ora 16.00, Prefekti i Qarkut Shkodër në rolin e kryetarit te KECQ Shkoder, organizoj takimin e KECQ.

Qëllimi i këtij takimi ishte analizimi dhe marrja e masave nga të gjithë drejtuesit e institucioneve, Anëtare të KECQ dhe Kryetarët e Bashkive, për menaxhimin e situatës së krijuar nga reshjet e dëborës gjatë 48 orëve të fundit, si dhe për të organizuar bashkëpunimin ndërinstitucional për mirëmenaxhimin e situatave të pritshme të reshjeve të dëborës dhe të shiut në të gjithë territorin e Qarkut Shkodër.

I.MASAT E INSTITUCIONIT TË PREFEKTIT TE QARKUT SHKODER

1. Nga Institucioni i Prefektit poaktivizohen dhe përditësohen planet e përballimit të emergjencave, të gadishmerisë, të bashkëpunimit dhe sistemet e lajmerimit dhe të informimit me të gjithë bashkitë dhe drejtuesit e institucioneve që ushtrojnë aktivitet në territorin e Qarkut.

2. Do të kërkohet sistematikisht të vazhdojë monitorimi e kontrolli i situatës në terren nga të gjithë bashkitë dhe anëtaret e KECQ.

3. Do të kërkohet pranë Ministrise se Mbrojtjes, mbështetja me logjistikë për mbështetjen e bashkive në zonat më problematike mbi bazën e kërkesave të tyre.

4.Do të kërkojë nga Autoritet Verior ndërhyrja për zbatimin me korrektësi të kontratave nga kompanitë private për të qenë më efiçentë në ndërhyrje për mbajtjen hapur të akseve rajonale.

 

5. Në varësi të precipitimit të situatave do të ndjekë e monitorojë mbledhjet e Komisioneve të Emergjencave të ngritura në të gjitha bashkitë e Qarkut Shkodër, për evidentimin e masave për përballimin e situatës aktuale të krijuar nga reshjet e dëborës, vecanërisht abdetimin e Planeve të Emergjencave për përballimin e emergjencave të krijuara nga reshjet e dëborës në të gjithë territorin e  cdo Bashkive, si dhe nga të gjitha institucionet në nivel qendror dhe bashkitë do të kërkoj të bëjnë grafiket e sherbimit gjatë 24 orëve për secilen administratë, mbi bazën e urdhëravë të drejtuesve të institucioneve për marrjen dhe shkëmbimin e informacionit me qëllim monitorimin e situatës në çdo bashki dhe institucion që ushtron aktivitet territorin e Qarkut Shkodër.