Në kuadër të zbatimit të projektit “Katastrofat nuk njohin kufinj”, në vazhdën e takimeve ndërgjegjësues mbi trajnimin “Rescue 3”, të zhvilluar në qytetin Podgorice të Malit të Zi, u organizua takimi i tretë ndërmjet strukturave pjesmarrëse në këtë trajnim, të angazhuara në ndërhyrje në rastet e emergjencës. Gjatë takimit u diskuta mbi rëndësine që ky trajnim ka patur për shpëtimtarët e trajnuar, të cilët janë pajisur me çertifikata të nivelit ndërkombëtar, duke u bërë në këtë mënyre një vlerë e shtuar për shtabin e emergjencave në Qarkun e Shkodrës. Gjatë takimit, u shpërndane në mënyre simbolike çertifikatat nga titullarët e institucioneve përkatëse.

Projekti “Katastrofat nuk njohin kufinj” është i financuar nga Bashkimi Evropian, në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II Shqipëri – Mal i Zi 2014-2020, dhe zbatohet nga FORS Montenegro (Fondacioni për Zhvillimin e Veriut të Malit të Zi) në rolin e partnerit lider, në partneritet me Prefektin e Qarkut Shkodër dhe Ministrinë e Punëve të Brendëshme të Malit të Zi, Drejtorine e Menaxhimit të situatave të Emergjencës. Projekti zbatohet në Malin e Zi në komunat përreth liqenit të Shkodërs dhe në Shqipëri, në rajonin e Shkodërs, me një kohëzgjatje prej 24 muajsh.