Në kuadër të zbatimit të projektit “Katastrofat nuk njohin kufinj”, u organizua një takim pune në repartin ushtarak “10 10” të Vau Dejes, me njësinë speciale të ndërhyrjes në rastet e situatave të emergjencave. Ky takim vjen pas trajnimit nderkufitar “Rescue 3”, ku efektive te këtij reparti u çertifikuan në nivel ndërkombëtare, dhe në vazhdim të takimeve sensibilizuese dhe të trasmetimit të njohurive të fituara, kolegëve të tjerë, me qëllimin arritjen dhe përfshirjen e një numri sa më të lartë përfituesish.

Gjatë fjalës së tij, Prefekti i Qarkut Shkodër, Z.Millja, falenderoi të pranishmit për të gjithë kontributin e dhënë gjatë situatave të përmbytjeve por jo vetëm, njëkohësisht duke i inkurajuar në fuqizimin e kapaciteteve te burimeve njerëzore, nëpermjet trajnimeve konstante në kohë.

Përgjegjësi i Sektorit të Përballimit të Emergjencave dhe Krizave, pranë prefekturës Shkodër, Z.Dani, theksoi rëndësine e çertifikimit të efektivëve, tashmë si një vlerë e shtuar e strukturave të emergjencave civile në nivel qarku.