Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve në bashkëpunim me Institucionin e Prefektit Shkodër, në partneritet me zyrën e UNICEF-it Shqipëri, me mbështetjen e programit “Askush të mos mbetet pas – Leave No One Behind” sot kanë realizuar takimin me grupin lokal të punës për fëmijët jashtë shkolle.

Në takim morën pjesë përfaqësuesit e institucioneve lokale që janë përgjegjëse për zbatimin e mekanizmave të fëmijëve jashtë shkolle, që kontribojnë në identifikimin dhe regjistrimin në shkollë të fëmijëve të moshës së detyrimit shkollor.