Në vijim  të fushatës “Krijo Oksigjenin Tënd” dhe me qëlimin që të jetë  një fushatë kombëtare dhe për të gjithë mesazhin e përkujdesjes për natyren, mjedisin që na rrethon,  Institucioni i Prefektit Shkoder në rolin e koordinatorit, në bashkepunim me institucionet vendore dhe bashkite e qarkut zhvilloj aktivitete si më poshtë: 

 

Në Malin e Taraboshit (Bashkia Shkoder) në mbjelljen e Pishes se bute, u impenjuan në këtë aksion  respektivisht administratat e Prefektures, Drejtorise Rajonale të Punës, Inspektoriati i Mjedisit,Ujrave,Pyjeve e Turizmit, Drejtoria Rajonale e Sherbimit Social dhe Inspektoriati i Punes, nxenesit e shkollave te mesme dhe Shoqeri Civile. Sot me datë 1 mars në Malin e Taraboshit u mbollën 470 fidanë .

Në Bashkinë M.Madhe Prefekti me koordinimin e AZMD, Kryetarin e Bashkise nxenesit e Gjimnazit dhe institucionet vendore në Koplik mbollën 1200 fidanë rreth zonës së Prroit të Thatë.

Për Bashkinë Vau-Dejes në zonen Qaf-Laç, DR Mjedisit  me punonjesit e Bashkise dhe nxenesit e shkolles se Mesme të  Bashkuar mbollën 130 fidanë.

Bashkia Puke dhe Fushe- Arres gjatë kesaj jave çdo dite kanë bere të mundur mbjelljen e bimeve.