LAJME

Keshilli i Bazenit Ujor Drin-Bune - Mbledhje e jashtezakonshme

Prefekti i Qarkut Shkodër, në zbatim të detyrave të tij funksionale të përcaktuara në ligjin nr. 107, datë 27.10.2016 “Për Prefektin e Qarkut”, ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” në rolin e Kryetarit të Këshillit të Basenit Drin Bunë, në përgjigje të kërkesës suaj nr. 104/1 datë 28.01.2019 (depozituar te sekretaria me datën 31.01.2019) ju sqarohet:

Subjekti “NESIMI- Construction-78” sh.p.k, me administrator Z.Zyber Nesimi, ka paraqitur kërkesë pranë Agjensisë së Basenit Ujor Drin-Bunë për leje përdorimi të ujrave termale nga burimi ujor Përroi i Banjave, për qëllime kurative, në fshatin Begjunec, Njësia Administrative Melan, Bashkia Dibër, Qarku Dibër. 

Subjekti  ka plotësuar formularët dhe dokumentacionin tip për përdorim  të burimeve ujore sipas V.K.M-së nr.416, datë 13.05.2015  “Për miratimin e kushteve të përgjithshme e të posaçme, dokumentave shoqëruese, afatit të vlefshmërisë, formularëve të aplikimit për autorizim dhe leje, proçedurave të shqyrtimit e vendimmarrjes dhe formateve të autorizimit e lejes për përdorim të burimeve ujore” si:

•Kërkesë për leje përdorimi të burimit ujor (ardhur në ABU nr.426 Prot.,datë 25.09.2018)

• Formulari i kushteve të përgjithëshme dhe formulari specifik C .

•Projektin  për skemën teknologjike të përdorimit të ujit, trajtimit dhe shkarkimit të tij deri në trupin ujor, për burimin termal të llixhave të Peshkopisë.

•Studimin  hidrogjeologjik   shoqëruar me hartën hidrogjeologjike në Sh 1: 25000 dhe analizat fiziko-kimike e mikrobiologjike të burimit ujor.

• Informacion nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme Dibër Nr. 5404 Prot., datë 10.12.2018.

• Oponencën e studimit hidrogjeologjik , për marrje leje për përdorim të ujrave termale të miratuar me vendim nr. 1613 Prot. datë 19.09.2018 të Drejtorit  të Përgjithshëm të SHGJSH .                                                                                        

•Projekti hidroteknik i marrjes dhe dërgimit (shfrytëzimit) të burimit termal të llixhave.

•Plan biznesi nga ekspert kontabël.

•Raporti i vlerësimit të ndikimit në mjedis.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit tekniko-ligjor nga Agjensia e Basenit Ujor Drin- Bunë i paraqitur nga subjekti “Nesimi- Construction-78” sh.p.k, për leje për  përdorim të ujrave termale, Përroi i Banjave, për qëllime kurative dhe oponencës së Agjensisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore kërkesa e subjektit si projekt vendim, është paraqitur për vendimarrje në mbledhjen e Këshillit të Basenit Ujor Drin-Bunë të datës 11.12.2018, vendim i cili u miratua me shumicë votash (7 vota pro dhe 6 kundër).

Prefekti i Qarkut Shkodër në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Basenit Drin- Bunë marrë shkas nga  problematika e krijuar, VKM-së nr. 378, datë 12.8.1999 “Për kalimin e së drejtës së përfaqësuesit të pronarit për disa objekte pronë publike, organeve të qeverisjes vendore” i ndryshuar, në të cilën shprehet se kompleksi i llixha Dibër Peshkopi lokale i kanë kaluar në pronësi të Bashkisë Dibër, fakt i ri i panjohur për anëtarët e KB Drin Bunë në momentin e vendimarrjes, madje as përfaqësuesit e vetë bashkisë Dibër, anëtare të KB Drin Bunë nuk deklaruan këtë akt nënligjor, një element parësor i cili e cënon procesin.

Sipas ligjit nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” neni 9/1.2/c e drejta e pronësisë ushtohet vetëm nga këshilli bashkiak- organi kolegjial, dhe subjekti nuk ka asnjë marrëdhënie kontraktuale me pronarin (bashkinë Dibër) për të shfrytëzuar llixhën Dibër Peshkopi lokale.

Edhe Agjensia e Menaxhimit të Burimeve Ujore filloi një hetim administrativ, nga i cili rezultoi se dokumentacioni i paraqitur nga subjekti “ Nesimi - Construction - 78” sh.p.k paraqet pasaktësi.

Marrë shkas nga impakti që pati kjo vendimarrje dhe sipas rezultateve të hetimit administrativ i bërë nga Agjencia e Manaxhimit të Burimeve Ujore, Tiranë, bazuar  në Ligjin  Nr.6/2018 për disa ndryshime dhe shtesa në në Ligjin  Nr. 111/2012, datë 15.12.2012 “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore” nenin 9, pika 5 e Vendimit  Nr. 5 datë 16.02.2016  të KKU-së “Për miratimin e rregullores së funksionimit  të K.B.U-së me datën 05.02.2019, ditën e martë, ora 10.°° në zyrën e Prefektit të Qarkut Shkodër,  u organizua një mbledhje  e jashtëzakonshme e Këshillit të Basenit Ujor Drin-Bunë me objekt shfuqizimin e vendimit nr. 04, datë 11.12.2018 i Këshillit të Basenit Ujor Drin-Bunë “Për miratimin e lejes për përdorim të ujërave termale” subjektit “NESIMI-construction 78” sh.p.k. Nga 23 anëtare të Këshillit të Basenit Drin-Bunë në takim ishin të pranishëm 18 prej tyre të cilët në unanimitet votuan për shfuqizimin e vendimit.

Takimi u bashkëshoqërua edhe me një detyrë tjetër që bashkia Dibër si çdo subjekt tjetër të aplikojë për leje përdorimi të ujërave termal pranë strukturës kompetente në këtë qark.

Shpërndaje: