LAJME

Takim pune ndermjet partnereve

Në kuadër të zbatimit të projektit “Katastrofat nuk njohin kufinj”, u organizua takimi I rradhës ndërmjet partnërve nga Mali I Zi dhe stafit të Prefekturës Shkodër, në ambjementet e këtij institucioni. Në focus të bashkëbisedimeve ishte analiza e punës gjatë vitit 2018 si dhe sfidat dhe objektivate parashikuara për vitin në vazhdim. Gjatë fjalës së tij, Prefekti I Qarkut Shkodër, vlerësoj punën e bërë gjatë zbatimit te projektit, duke theksuar njëherazi rëndësine e veçantë që ky project ka në zonën e Shkodërs dhe jo vetëm.

Projekti “Katastrofat nuk njohin kufinj” është i financuar nga Bashkimi Evropian, në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II Shqipëri – Mal i Zi 2014-2020, dhe zbatohet nga FORS Montenegro (Fondacioni për Zhvillimin e Veriut të Malit të Zi) në rolin e partnerit lider, në partneritet me Prefektin e Qarkut Shkodër dhe Ministrinë e Punëve të Brendëshme të Malit të Zi, Drejtorine e Menaxhimit të situatave të Emergjencës. Projekti zbatohet në Malin e Zi në komunat përreth liqenit të Shkodërs dhe në Shqipëri, në rajonin e Shkodërs, me një kohëzgjatje prej 24 muajsh.

Shpërndaje: