LAJME

Qendra Kulturore Turke "Yunuy Emer"

Prefekti i Qarkut Shkodër Z. Çesk MILLJA dhe përgjegjësi i sektorit të Planifikimit, Përballimit të Emergjencave Civile dhe Krizave pranë Prefekturës Shkodër, Z. Pëllumb DANI zhvilluan sot një vizitë kortezie në Drejtorine e Qendres Kulturore Turke "Yunuy Emer". Takimi, zhvilluar në kuadrin e marrjes së masave parandaluese të përmbytjeve në zonën e nën Shkodrës, kishte për qëllim informimin mbi përgatitjen e një projekti për reduktimin e përmbytjeve në territorin e Bashkisë Shkodër, ku faza e konsultimit dhe implementimit do të jënë objekt i takimeve të mëvonëshme. Gjatë takimit, ndër të tjera Prefekti i Shkodrës Z.Çesk MILLJA shprehu kënaqësinë që i dhuron zhvillimi i veprimtarive organizuar nga Instituti, qytetit të Shkodrës duke theksuar njëkohësisht mbi mundësitë e bashkëpunimit bilateral.

Shpërndaje: