LAJME

Takim informues “Masat Anti-Korrupsion ne nivel vendor”,

Takim informues “Masat Anti-Korrupsion ne nivel vendor”, në zbatim të planit të veprimit 2018-2020, të  Strategjisë Ndersektoriale Kunder Korrupsionit, zhvilluar në kuadrin e asistencës së UNDP-së, nëpermjet projektit STAR2, për forcimin e etikës dhe integritetit në qeverisjen vendore, me pjesmarrjen e Prefekteve të qarqeve Shkoder,  Lezhe, Kukës dhe Diber dhe bashkive  të ketyre qarqeve. Po keshtu në takim mori  pjesë edhe Zëvendesministri  i Drejtësise Znj. Teuta Voda

Aktiviteti u zhvillua në ambientet e Hotel Rozafa, Shkodër me datë 07.03.2019 në orën 10:00.

Qëllimi i takimit informues ishte  prezantimi i platformës së  masave për implementimin e Planit të Veprimit 2018-2020, në zbatim të Strategjisë Ndërsektoriale kundër Korrupsionit 2015-2020. Në takim u prezantuan dy instrumentet e menaxhimit të integritetit në nivel vendor: a) Metodologjia për Vlerësimin e Riskut të Integritetit për Vetëqeverisjen Vendore; b) Modeli Standard i Kodit të Sjelljes për Vetëqeverisjen Vendore. Shumë i rëndësishëm në të gjithë këtë proces, sigurisht, është dhe mendimi i Prefektëve dhe bashkive të qarqeve dhe  këndvështrimi gjithëpërfshirës, që këto instrumente të jenë  lehtësisht të zbatueshme nga njësitë e qeverisjes vendore, për të nxitur proceset e mirërregullimit të transparencës vendore, përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetareve  si dhe luftën ndaj korrupsionit.

 

Takimi u kryesua nga Zëvendesministria e Drejtësise Znj. Teuta Voda në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit (KKK) dhe Ministria e Brendshme/Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV), me pjesëmarrjen e përfaqësuesëve të Prefekturave dhe Bashkive Shkodër, Malësi e Madhe, Vau-Dejës, Pukë, Fushë- Arrëz, Lezhë, Mirditë, Kukës, Has, Tropojë, Dibër, Bulqizë, Mat, Klos, Kurbin .

 

Shpërndaje: