LAJME

Takim Pune me komunitetin lokal

Në kuadër të projektit “Katastrfat nuk njohin kufinj”, po zbatohet faza e fushatave ndergjegjesuese dhe sensibilizuese me komunitetin lokal, në zonat me rrezikshmëri të lartë përmbytjeje. Takimi i rradhës u zhvillua në Njësine Administrative Ana e Malit, me pranine e kryetarit të kësaj njësie Z.Arben Ceni, kyepleqëve dhe banore të zonës. Te pranishëm gjithashtu ishin përfaqësues të Prefekturës së Qarkut Shkodër, Z.Pllum Dani, Përgjegjës i Sektorit të Emergjencave dhe Z.Andris Tufi, koordinator i projektit. Gjatë takimit të pranishmit u njohën më nga afër me objektivat primare të projektit, dhe me planin e masave për ndërhyrjet në raste emergjence të prezantuar nga Z.Dani. Gjatë bashkëbisedimit, kryetari i Nj.A. Z.Ceni, dhe  të pranishëm të tjerë, shprehen problematikat e zonës, duke vlerësuar njëkohësisht edhe rëndësine e projektit për zonën.

Projekti “Katastrofat nuk njohin kufinj” është i financuar nga Bashkimi Evropian, në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II Shqipëri – Mal i Zi 2014-2020, dhe zbatohet nga FORS Montenegro (Fondacioni për Zhvillimin e Veriut të Malit të Zi) në rolin e partnerit lider, në partneritet me Prefektin e Qarkut Shkodër dhe Ministrinë e Punëve të Brendëshme të Malit të Zi, Drejtorine e Menaxhimit të situatave të Emergjencës. Projekti zbatohet në Malin e Zi në komunat përreth liqenit të Shkodërs dhe në Shqipëri, në rajonin e Shkodërs, me një kohëzgjatje prej 24 muajsh.

Shpërndaje: