LAJME

Katastrofat nuk njohin kufinj - Takim pune

Në kuadrin e zbatimit të projektit “Katastrofat nuk njohin kufinj”, stafi i punës pranë Prefekturës së Qarkut Shkodër i angazhuar për zbatimin e tij, organizoi sot takimin e rradhës në ambjentet e institucionit. Në fokus ishte analiza vjetore e aktivitetit, si dhe objektivat për të ardhmen. Gjatë prezantimit, u renditen aktivitetet e zhvilluara ndërkufitare dhe ndërinstitucionale, duke paraqitur njëkohësisht rezultatet e arritura dhe vlerësimet e marra. Nga ana e tij titullari I institucionit, Z.Millja, duke njohur rëndësine e këtij projekti dhe ndikimn  që ka në komunitet, shprehu falenderime dhe mirenjohje per të gjithë stafin duke inkurajuar më tej të pranishmit në arritjen e objektivave me rezultate sa më cilësore.

Projekti “Katastrofat nuk njohin kufinj” është i financuar nga Bashkimi Evropian, në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II Shqipëri – Mal i Zi 2014-2020, dhe zbatohet nga FORS Montenegro (Fondacioni për Zhvillimin e Veriut të Malit të Zi) në rolin e partnerit lider, në partneritet me Prefektin e Qarkut Shkodër dhe Ministrinë e Punëve të Brendëshme të Malit të Zi, Drejtorine e Menaxhimit të situatave të Emergjencës. Projekti zbatohet në Malin e Zi në komunat përreth liqenit të Shkodërs dhe në Shqipëri, në rajonin e Shkodërs, me një kohëzgjatje prej 24 muajsh.

Shpërndaje: