LAJME

106 Vjetori i Policisë së Shtetit

Policia e Shkodrës ka festuar këtë të dielë 106-vjetorin e themelimit të policisë së shtetit. Për drejtorin e policisë vendore Shkodër, Vehbi Bushati, 13 janari është një ditë e rëndësishme për policinë e shtetit. Në këtë ditë përkujtojmë ato policë që dhanë gjakun e tyre në luftën ndaj kriminelëve, ndërkohë shumë beteja me krimin i kemi fituar dhe të tjera do fitojmë theksoi Bushati.

Në këtë takim merrnin pjesë edhe Prefekti i Qarkut Shkodër Çesk Millja dhe kryebashkiakja Voltana Ademi, si dhe pwrfaqwsuese tw institucioneve shtetwrore nw nivel vendor.

Gjatë këtij takimi, drejtori Bushati vlerësoi me certifikata mirënjohje disa policë të Shkodrës.

Shpërndaje: