LAJME

Ditët më të vështira për mësuesit e Dukagjinit...

Ka qenë një nga ditët më të vështira për mësuesit e Dukagjinit… Pas apelit të bërë në mediat lokale për ndihmë, pasi po rrezikonin jetën të bllokuar nga bora dhe e vemtja mënyrë shpëtimim ishte transporti i tyre nga ajri, Prefekti i Qarkut Shkodër Z.Çesk Millja, është angazhuar menjëhere në marrjen e masave dhe ndërhyrjen institucionale për transportin e tyre. Kështu me mbështetje e Forcave të Armatosura, Forcave Ajrore, ka filluar operacioni i shpëtimit, duke bërë të mundur mbërritjen e një helikopteri të Ministrisë së Mbrotjes në zonen e Dukagjinit, në Njësine Administrative Shale, Bregu i Lumit për të transportuar mesuesit në zonën e emergjencës. Operacioni ka përfunduar me sukses të plotë duke trasportuar të gjithë mësuesit në zonë të sigurtë.

Shpërndaje: